
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në fshatin Henc të Fushë Kosovës, ku tre persona të maskuar i kanë grabitur një telefon celular dhe 250 euro viktimës.
Kjo grabitje bëhet e ditur se ka ndodhur rreth orës 23:25, ku më pas grabitësit janë larguar në drejtim të panjohur, transmeton Veriu.info
“Fsh. Henc- Fushë Kosovë 12.01.2024-23:25. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturë në lëvizje, tre persona të panjohur të maskuar, nën kërcënimin e armës dhe thikës, duke e sulmuar fizikisht i kanë grabitur një telefon celular dhe 250€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.










