Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gripi sezonal, për dy javë 61 mijë vizita në QMF-të e Prishtinës

20/01/2024 - 10:03
në Lajme
A A
Gripi sezonal, për dy javë 61 mijë vizita në QMF-të e Prishtinës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rreth 61 mijë vizita të pacientëve me grip sezonal kanë frekuentuar Qendrat e Mjekësisë Familjare në Komunën e Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur për EO, drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku.

Sipas Sadikut, në Kosovë qarkullojnë tri lloje të gripave dhe se i pranishëm ende është Covid-19.

Sadiku ka thënë se për dy javë të janarit, QMF-të në Kryeqytet kanë dhënë 200 mijë shërbime, një rritje e madhe krahasuar me dhjetorin.

“Kemi një numër shumë të madh një fluks ju edini që edhe në javën e kaluar Ministria e Shëndetësisë e ka shpallur me rekomandim të IKShPK-së si gjendje epidemisë së gripit në Kosovë dhe realisht sipas informatave në Kosovë janë duke qarkulluar tre virus, virusi i gripit, pastaj Covid-19 dhe virusi që njihet në popull si virusi gripi derrave dhe kemi pasur tre virus që qarkullojnë nëpër opinion dhe kjo ka ndikuar që me u rrit fluksi i pacientëve dhe kërkesa e tyre për shërbime mjekësore”, ka deklaruar Sadiku.

E shkak i numrit të madh të pacientëve, Sadiku thotë se edhe stafi është i mbingarkuar, shkaku i numrit të vogël të punëtorëve shëndetësor.

“Po ju tregoj që vetëm për 14 ditë kemi pasur në kryeqytet 61 mijë vizita ose dikun rreth 200 mijë shërbime mjekësorë për 14 ditë që ika ra vetëm që e krahasojmë me dhjetorin dikund 15 për qind më shumë se në dhjetor kemi pasur kërkesa që bie që kemi një fluks të rritur të pacientëve të cilët janë shumica e tyre janë si pasojë e paraqitjes së epidemisë së gripit dhe këtu ka ndiku që stafi ynë me u ngarku dhe ju e dini që fatkeqësisht Prishtina është e pranueshme. Një sekret publik është kjo që Prishtina ka numër të vogël të punëtoreve shëndetësor numri i punëtorëve shëndetësor është i njëjtë prej vitit 2000, prandaj ne e dimë sa ka ndryshuar numri i banoreve në Prishtinë dhe ky staf që është sot në Prishtinë bazohet në regjistrimin e popullsisë së vitit 2011”, u shpreh Sadiku.

E lajm të mirë Sadiku e konsideron projektin për regjistrimin e pacientëve për mjek familjar. Ai ka ftuar qytetarët që të regjistrohen, në të kundërtën nuk do të mund të marrin shërbime mjekësore.

“Ministria e Shëndetësisë në këtë vite e ka filluar një projekt pilotim për regjistrimin e pacientit për mjek familjar. Në Prishtinë është duke ndodh në dy lagje, në Dardani dhe Breg Diellit dhe po ftojë përmes jush qytetarët që me u regjistru me caktu mjekun familjar për arsye se nëse nuk e caktojnë mjekun familjar nuk kanë më mujt me marr shërbime. Prandaj qytetarët që janë jorezident në Prishtinë që jetojnë në Prishtinë po e kanë një vendbanim dikun tjetër por krejt shërbimet i marrin në Prishtinë e kanë momentin që me u regjistrua si banorë të Prishtinës, nëse dëshirojnë që të ardhmen me marr shërbime mjekësorë në Prishtinë”, deklaroi ai.

E shkak i daljes së stafit në pension, Komuna e Prishtinës ka arritur që t’i punësojë 30 punëtorë shëndetësor, gjysma mjekë e gjysma tjetër infermierë.

“Nuk është shtuar asnjëherë numri prej vitit 2000. E ka të njëjtin staf, ne krejt çka po mundohemi me bë tani është që do ta kemi një konkurs për pranim të stafit të ri në bazë të asaj sa janë dal në pension. Ne kemi një numër të stafit që pensionohet gjatë vitit dhe ky numër që është pensionua të vitit 2023 është hapur një konkurs dhe kemi marrë 15 mjekë të rinj dhe kemi marrë rreth 15 infermierë”, theksoi Sadiku.

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë