Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka thënë se vota e tij kundër për propozimin e Albulena Haxhiut nga radhët e VV-së për kryetare të kuvendit, do të jetë publike, jo vetëm para mediave por edhe para qytetarëve që e votuan atë.
Guri i është drejtuar VV-së duke i thënë se mos kanë pritur që marrëveshjen me Listën Serbe ta fshehin pas deputetëve të LDK-së.
“Natyrisht që vota ime KUNDËR do të jetë publike. Jo vetëm para mediave, po edhe para 18.752 qytetarëve që më votuan, e që ju më 9 shkurt i quajtët hajvanë.
Mos pritët me i fsheh pas deputetëve të LDK-së, marrëveshjen me listën serbe”, ka shkruar ai.