Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haliti: Kurti e Sveçla po bëjnë aventura elektorale, KFOR-i i vendos prapë gurët në Urën e Ibrit

09/08/2024 - 20:06
në Kryesore, Lajme
A A
Haliti: Kurti e Sveçla po bëjnë aventura elektorale, KFOR-i i vendos prapë gurët në Urën e Ibrit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për moskoordinimin me aleatët lidhur me hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë. Ai i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që assesi të mos konfrontohet me KFOR-in, edhe nëse i kërkohet nga politika.

Haliti e ka cilësuar veprimin e Qeverisë Kurti si një “aventurë elektorale,” duke theksuar se një hapje e njëanshme e urës mund të nxisë tensione që do të pasojnë me masa ndaj vendit.

Gjatë javës, në urën e Ibrit janë kryer inspektime nga autoritetet kosovare, me synimin për ta hapur atë për qarkullim të automjeteve. Megjithatë, vendet e QUINT-it dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur rezerva për këtë hap, duke theksuar se nuk mbështesin hapjen e urës në këtë moment.

Misioni paqeruajtës KFOR ka paralajmëruar se është i gatshëm të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar çdo zhvillim që mund të cenojë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Qeveria e Kosovës, respektivisht kryeministri dhe ministri i Brendshëm, po bëjnë aventura elektorale”.

Deklarimi i KFOR-it është i qartë… Konsiderohet sipas tyre, hapja e njëanshme e urës është një veprim që nxite të tjerët me vepruar dhe ky do të ishte një eskalim i përplasjeve të policisë me qytetarët dhe detyrimisht mund të implikohet EULEX e KFOR-i. Nuk e besoj që Policia e Kosovës është e çmendur për t’u përplasur me gurë, për t’i hequr. Është rrezik për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Haliti, në TV Dukagjini.

Haliti ka theksuar se moskoordinimi i Kurtit me ndërkombëtarët mund të çojë në masa të reja ndaj Kosovës.

“Po e shoh që (Kurti) është e nxitur edhe nga të gjitha anët, duke i thënë nuk po guxon. Njerëzve tanë thuaju nuk po guxon ai përpiqet më të thënë që guxon dhe jam trim. Në qoftë se ti vepron dhe dëmton interesin e Kosovës, trimëria jote shumëzohet me aventurë dhe denoncim publik dhe ndoshta më shumë. Prandaj po them që një politikan që nuk vendos strategjikisht me kokën e foto dhe në interes të Kosovës, nuk është politikan… Besoj që edhe bashkësia ndërkombëtare beson në arsyeshmërinë e mundshme të Kurtit, në qoftë se jo, unë parashoh edhe masa shtesë ndaj Kosovës dhe ndaj Qeverisë së Kosovës”, ka shtuar Haliti.

Haliti ka paralajmëruar se nëse Policia e Kosovës përpiqet të kundërshtojë KFOR-in dhe të zbatojë urdhra politikë për hapjen e urës, Kosova mund të përballet me pasoja të rënda ekonomike dhe politike.

“Policia e Kosovës nuk duhet me kundërshtu KFOR-in në asnjë rast. Policia nuk duhet me i zbatu urdhrat e politikës në këtë rast. Sepse do të ketë pasoja të rëndë vetë Kosova. Do të ketë pasoja ekonomike dhe politike”.

“Në terren nuk do të ketë më siguri vrasje, nuk do të ketë as arrestime. Do t’i heqin gurtë dhe KFOR-i do t’i vendos pas gjysmë ore”, ka thënë ndër të tjerash Haliti.

JU REKOMANDOJMË

Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb
18/08/2026 - 20:39

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduaar suspendimin e dy zyrtarëve policorë pas dyshimeve për ushtrimin e forcës ndaj një qytetari të nacionalitetit serb. Përmes një komunikate për media,...

Më shumëDetails

Tre të arrestuar për fajde në Prizren, njëri prej tyre goditi me veturë një 17-vjeçare dhe një polic gjatë arratisjes

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, viktimat dy vëllezër – i dyshuar dhëndri i tyre
18/08/2026 - 20:24

Tre persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të fajdes. Gjatë aksionit për arrestimin e të dyshuarve, njëri prej tyre dyshohet se nuk...

Më shumëDetails

Arben Gashi pas takimit Kurti-Abdixhiku: Shumë zhurmë, shumë premtime, në fund asgja

Arben Gashi pas takimit Kurti-Abdixhiku: Shumë zhurmë, shumë premtime, në fund asgja
18/08/2026 - 20:05

Arben Gashi, ka reaguar pas takimit mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Gashi ka ironizuar zhvillimet pas takimit, duke përdorur shprehjen popullore:...

Më shumëDetails

Hoti: Shkaktari është Kurti dhe të gjithë ata që e pasojnë, po e katandisin rendin kushtetues në kaos

Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Te shohim çka u bisedua dje
18/08/2026 - 19:55

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar procesin e themelimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare, duke e cilësuar atë si jokushtetues. Hoti ka ngritur shqetësime për...

Më shumëDetails

PDK: Mbrojtja e Kushtetutës dhe rendit demokratik, përgjegjësi e përbashkët

PDK: Mbrojtja e Kushtetutës dhe rendit demokratik, përgjegjësi e përbashkët
18/08/2026 - 19:50

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe hapat e ardhshëm të partisë. Gjatë...

Më shumëDetails

Kurti tregon kriteret që duhet t’i plotësojë figura presidenciale

Kurti tregon kriteret që duhet t’i plotësojë figura presidenciale
18/08/2026 - 19:42

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se palët kanë diskutuar për kriteret dhe figurën e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Që dy vjet s’kemi qeveri…”, fjalia që i kushtoi Olsa Sadikut me përjashtim nga Kuvendi i të Rinjve, pas përplasjes së deputetëve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • U ndanë Elijona e Klodi? Olti Curri zbulon gjithçka

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë