
Hamza sheh nga afër asfaltimin e ri në Broboniq, thotë se po vazhdon me kompletimin e infrastrukturës rrugore në Mitrovicë
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka vizituar sot fshatin Broboniq, ku edhe po shtrohet asfalt i ri.
Hamza tha se po vazhdojnë me kompletimin e infrastrukturës rrugore të Mitrovicës, shkruan Jepi zë.
Postimi i plotë:
Po vazhdojmë me kompletimin e infrastrukturës rrugore në Mitrovicë.
Sot kam vizituar fshatin Broboniq për të parë nga afër asfaltimin e rrugëve në këtë fshat dhe kompletimin e infrastrukturës.
Bashkë për Mitrovicën!















