Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hamza: Nga sot fillon një fazë tjetër, PDK do të veprojë që ligjshmëria të rikthehet

05/09/2026 - 11:46
në Lajme
A A
Bedri Hamza premton mbështetje për sektorin privat: Deri në 30% do ta mbulojmë totalin e investimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar sot se PDK-ja nuk do të pranojë vazhdimin e shkeljeve kushtetuese dhe se, nga sot, do të hyjë në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik për rikthimin e ligjshmërisë dhe rendit kushtetues në vend.

Në sallën e Kuvendit, Hamza tha se për javë të tëra deputetët e PDK-së kanë kërkuar vazhdimin e seancës konstituive, respektimin e Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit.

“Për javë të tëra, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë kërkuar atë që nuk do të duhej të kërkohej fare në një shtet demokratik: që të respektohet Kushtetuta, të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe t’u mundësohet deputetëve të zgjedhur nga qytetarët që ta ushtrojnë mandatin e tyre”, tha Hamza.

Kryetari i PDK-së theksoi se situata e krijuar nuk është më një përplasje e zakonshme politike. “Kjo që ka ndodhur nuk është një mosmarrëveshje e thjeshtë politike. Nuk është konflikt mes PDK-së dhe Vetëvendosjes. Nuk është konflikt mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit. Është konflikt mes një mënyre autoritare të ushtrimit të pushtetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, deklaroi Hamza.

Ai tha se pushteti nuk mund t’i trajtojë Kushtetutën, vendimet e gjykatave dhe obligimet institucionale sipas interesit politik.

“Në demokraci, edhe kur nuk të pëlqen Kushtetuta, nuk e shkel atë. Kur nuk të pëlqen një vendim i Gjykatës Kushtetuese, nuk sillesh sikur ai nuk ekziston. Dhe kur Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës konstaton se deputeti nuk mund ta ushtrojë njëkohësisht edhe funksionin e ministrit, nuk mund të sillesh sikur gjykata nuk ka folur”, tha ai.

Hamza kritikoi edhe thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive për 9 shtator, duke thënë se tashmë po shkelet edhe afati sipas interpretimit të vetë Vetëvendosjes.

“Tash, vazhdimi i seancës konstituive është thirrur për 9 shtator, pas afatit prej 30 ditëve që e ka përcaktuar vetë Vetëvendosje. Por Kuvendi i Kosovës nuk mund të presë derisa një parti t’i përfundojë kalkulimet e veta. Kuvendi është institucion i Republikës së Kosovës”, deklaroi Hamza.

Ai theksoi se institucionet e Republikës nuk mund të mbahen peng të interesit të një partie apo individi.

“Këto institucione nuk janë krijuar për një parti. Janë ndërtuar për një shtet. Dhe ky shtet është shumë më i madh se secili prej nesh. Kosova ka paguar çmim tepër të lartë për institucionet e saj që sot dikush t’i trajtojë ato si peng të interesit të vet politik”, tha kryetari i PDK-së.

Hamza bëri të qartë se PDK-ja nuk do të pranojë normalizimin e shkeljeve kushtetuese.

“Nuk do të pranojmë që shkelja e Kushtetutës të bëhet praktikë. Nuk do të pranojmë që vendimet e gjykatave të shndërrohen në çështje të vullnetit politik. Nuk do të pranojmë që një kryeministër, kushdo qoftë ai, të mund të vendosë se cili institucion funksionon dhe cili jo”, tha Hamza.

Sipas tij, kjo çështje shkon përtej raportit mes opozitës dhe pushtetit.

“Këtu bëhet fjalë për Republikën. Për rendin kushtetues. Për ndarjen e pushteteve. Për autoritetin e gjykatave. Për të drejtën e deputetit që ta ushtrojë mandatin. Dhe, mbi të gjitha, për parimin më elementar të demokracisë: pushteti kufizohet nga ligji. Askush nuk është mbi të”, deklaroi ai.

Kryetari i PDK-së paralajmëroi se durimi institucional i partisë nuk duhet të interpretohet si pranim i paligjshmërisë.

“Durimi ynë institucional nuk duhet të ngatërrohet me pranimin e paligjshmërisë. Prandaj, nga sot, Partia Demokratike e Kosovës do ta rimendojë mënyrën e veprimit të saj”, tha Hamza. Ai shtoi se PDK-ja do të shqyrtojë forma të tjera të veprimit. “PDK-ja do të shqyrtojë forma tjera të veprimit politik, institucional dhe juridik për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë dhe për ta kthyer Kosovën në binarët e ligjshmërisë”, theksoi Hamza.

Në përfundim, kryetari i PDK-së tha se beteja aktuale nuk është për pushtet, por për kufijtë e tij dhe respektimin e rendit kushtetues.

“Kjo nuk është betejë për pushtet. Është betejë për kufijtë e pushtetit. Sepse sot në pyetje nuk është se kush qeveris. Në pyetje është se si qeveriset. A qeveriset sipas Kushtetutës, apo sipas vullnetit të një njeriu?”, tha Hamza. Ai paralajmëroi nisjen e një faze të re të veprimit të Partisë Demokratike të Kosovës. “Nga sot fillon një fazë tjetër. Një fazë në të cilën Partia Demokratike e Kosovës nuk do të mjaftohet vetëm duke kërkuar që ligjshmëria të respektohet. Do të veprojmë. Me përgjegjësi. Me vendosmëri. Me të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale që na i jep rendi kushtetues i Republikës së Kosovës. Ne kemi kërkuar që ligjshmëria të respektohet. Nga sot, do të veprojmë që ligjshmëria të rikthehet”, tha Hamza.

JU REKOMANDOJMË

I burgosuri sulmon dy zyrtarë korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë

I burgosuri sulmon dy zyrtarë korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë
05/09/2026 - 10:25

Një incident mes një të burgosuri dhe dy zyrtarëve korrektues ka ndodhur dje në mëngjes në Burgun e Sigurisë së Lartë. I burgosuri dyshohet se ka sulmuar fizikisht...

Më shumëDetails

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara, nis ndërhyrja nga ajri mëngjesin e sotëm

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara, nis ndërhyrja nga ajri mëngjesin e sotëm
05/09/2026 - 09:57

Një vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer në territorin e Bashkisë Himarë, konkretisht në lagjen nr. 1, pranë zonës së bypass-it, mbrëmjen e së premtes. Si pasojë e...

Më shumëDetails

Kusari-Lila thotë se “sipas të gjitha gjasave” zgjedhjet mbahen në fund të vjeshtës ose në dimër

Çështja e Asociacionit, Kusari-Lila: Në këtë kohë s’ka mundësi që draft-statuti të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese
05/09/2026 - 09:38

Ministrja në detyrë, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se sipas të gjitha gjasave, vendi do të shkojë në zgjedhje në fund të këtij viti. Këto deklarata, ajo i bëri...

Më shumëDetails

Zhvillimet pasi Dehari caktoi seancën më 9 shtator, PDK mban konferencë në ora 11:00

PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësuar kryetarin Peci
05/09/2026 - 09:33

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media. Partia njoftoi se konferenca do të mbahet nga ora 11:00, në hollin e Kuvendit të Kosovës. Për...

Më shumëDetails

Ramadani: Sonte skadon edhe afati sipas interpretimit politik të VV-së për konstituimin e Kuvendit

Ramadani për hapjen e Urës: Nga rrahagjoksja në strukje
05/09/2026 - 09:22

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me zvarritjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se sonte skadon edhe afati sipas interpretimit politik që, sipas...

Më shumëDetails

Temperatura të larta këtë fundjavë, s’parashihen reshje

05/09/2026 - 09:19

Gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Nuk parashihen reshje. Temperaturat gjatë ditës do të mbeten të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 2 minuta e 50 sekonda: Edi u ndalua me shenjën STOP të policisë, del video e plotë pa ndërhyrje

    2 minuta e 50 sekonda: Edi u ndalua me shenjën STOP të policisë, del video e plotë pa ndërhyrje

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • “Ta shohim kush po manipulon” – Mehmetaj bën testin për substanca narkotike

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • KEDS publikon orarin e reduktimeve nga data 5 shtator deri me 8 shtator

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Qeveria Kurti heq përcaktimin e çmimit, naftëtarët e mirëpresin këtë vendim

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë