Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kurti, e kryehajnesha Mihali

21/04/2026 - 12:20
në Lajme
A A
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kurti, e kryehajnesha Mihali
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është treguar i ashpër me Qeverinë gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës.

Ai pati kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, për gjendjen në sektorin e energjisë.

“Asnjë në këtë sallë nuk mundet me ik, kjo është një e vërtetë e cila kurrë nuk do të ndryshojë, dikush u kujdes mos me lënë Kosovën me prodhu 500 megavat energji me qymyr të vetin, me çmim 80 euro. Serbia nuk ka krijuar fitore më të madhe ndaj Kosovës pas vitit 1999 se sa këtë dështim të termocentralit të ri 500 megavat dhe pastaj dorëzimit të Kosovës te Serbia. Krejt VV-në e lus, çdo anëtar interesohuni rreth kësaj që po e them”, deklaroi ai.

“Nuk kanë marrë masa me kriju burime të reja energjetike, a e dini pse, sepse rreth tyre janë grumbulluar mafia energjetike e Ballkanit e në të cilën dominojnë serbët, dhe këtë e dinë shumë mirë të gjithë në këtë sallë. Dhe ata bashkë me Albin Kurtin dhe Dejona Mihalin, krijojnë kompani çdo dy javë, i regjistrojnë në Shqipëri e i sjellin në Kosovë. Gjithë në këto kompani është një i afërm i Albin Kurtit, i njerëzve të tij. Në KEK veç Albin Kurti dhe Dejona Mihali vendosin, edhe në ZRre, e tani edhe në KOST një nip i ministrit është kryeshef”.

Sipas tij, Albin Kurti është “kryehajn”, e Dejona Mihali “kryehajneshë”.

“Nuk po them mos rrini në parti të atij që e ka bërë kështu, por diskutoni dhe mos lejoni me ndodh kjo masakër energjetike që po i ndodh këtij vendi, nëse nuk ndërmarrim veprime dëmet do të rriten. Albin Kurti nuk lodhet për këtë, e ka përgatit një pako tash në qershor me i shpërnda disa pare. Në energji kryehajni është Albin Kurti e kryehajnesha Dejona Mihali”, tha Haradinaj, njofton Klankosova.tv.

JU REKOMANDOJMË

Bajrami: Mafia energjetike është fakt, s’e keni demantuar asnjëherë, qytetarët po paguajnë

Bajrami: Punësimi po lulëzon, por në Gjermani
21/04/2026 - 13:10

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, tha se keqmenaxhimi i sektorit të energjisë elektrike është vula e “keqqeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje që gjashtë vite”. Ajo tha se kjo “më...

Më shumëDetails

Pse s’po heq dorë nga presidenti? Kurti në ‘hall’: Çka të bëj që m’i kanë dhanë 51.1%

Pse s’po heq dorë nga presidenti? Kurti në ‘hall’: Çka të bëj që m’i kanë dhanë 51.1%
21/04/2026 - 12:59

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një paraqitje para gazetarëve, pas qëndrimeve të PDK-së dhe LDK-së, ndaj ofertave të tij për çështjen e presidentit, është deklaruar i ‘çuditur’...

Më shumëDetails

Kurti tallet keq me opozitën: 4 veta në VV kanë më shumë vota sesa Hamza, 10 të tjerë më shumë se Abdixhiku

Qorrolli thotë se Kurti i ka marrë autorizimet e LVV-së për të nisur takimet me opozitën për presidentin
21/04/2026 - 12:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se legjislatura e dhjetë duhet ta zgjedhë presidentin pasi që duhet t’i evitojmë zgjedhjet e reja. “I kemi veçse 113 ditë,...

Më shumëDetails

Artane Rizvanolli: Çmimi i rrymës në Kosovë mbetet më i ulëti në rajon

Artane Rizvanolli: Çmimi i rrymës në Kosovë mbetet më i ulëti në rajon
21/04/2026 - 12:45

Teksa në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se çmimi i...

Më shumëDetails

ZRRE del me njoftim: Çdo konsumator i prekur do të kompensohet plotësisht nga devijimi i mundshëm i orëve tarifore

ZRRE del me njoftim: Çdo konsumator i prekur do të kompensohet plotësisht nga devijimi i mundshëm i orëve tarifore
21/04/2026 - 12:33

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka njoftuar se është duke monitoruar situatën lidhur me shqetësimet e paraqitura nga konsumatorët për devijimin e mundshëm të orëve tarifore në...

Më shumëDetails

Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos e keqpërdor foltoren

Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos e keqpërdor foltoren
21/04/2026 - 12:23

Kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu ia ka tërhequr vërejtjen kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit ishte i ashpër me Qeverinë për sektorin e energjisë. Pasi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti i bixhozit, Prokuroria e Mitrovicës do të kërkojë 30 ditë paraburgim – hetimet përfshijnë edhe incizime të fshehta

    Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë, ja për çka dyshohen nga prokuroria (Emrat)

    231 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58
  • “Do ta trondisin Kosovën!”, Ermal Panduri paralajmëron publikimin e dosjeve që mund ta ndryshojnë historinë

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Muhamet Gashi, i kërkuar për vrasje të rëndë, arrestohet pas katër vitesh, dyshohet se punonte si shofer i nxënësve me identitet të rremë

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Këto janë lokalet e njohura ku u mblodhën të dyshuarit e arrestuar për bixhoz

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Dita 10: Inspektorati Shëndetësor, i udhëhequr nga Labinot Zeqiri, zvarrit inspektimin e ‘klinikës’ ilegale të gruas së Rasim Merlakut

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë