Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj i drejtohet Kurtit: E keni qitë në gjunjë ekonominë, po doni me bë llugë me Serbi – tërhiquni

15/08/2022 - 20:01
në Lajme
A A
Haradinaj i drejtohet Kurtit: E keni qitë në gjunjë ekonominë, po doni me bë llugë me Serbi – tërhiquni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i AAK-së, Ramush Haradinaj i është drejtuar publikisht kryeministrit Albin Kurti, duke e kritikuar për keqqeverisje dhe duke i kërkuar që të tërhiqet nga, siç ka shkruar ai, rruga e gabuar ku ka hyrë Kurti.

Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti e ka ‘qitë’ në gjunjë ekonominë e vendit dhe bizneset po i çon drejt falimentit.

Gjithashtu, Haradinaj ka thënë se qasja e Kurtit ndaj bizneseve është armiqësore, përderisa sipas tij, shtresa e mesme e shoqërisë po bëhet kategori sociale. E sipas Haradinajt, gjithashtu po flitet se qeveria Kurti “do me e ba llugë edhe në procesin e dialogut me Serbinë”.

“Nuk është marre me thanë, më falni paskam hyrë në zanat të huaj. Nuk je as i pari as i fundit, që e humb rrugën diku. Është nder e njerëzi me ditë kur me u tërheqë”, ka shkruar Haradinaj

Ky është shënimi i plotë i Haradinajt:

Po ju drejtohem juve Albin Kurti, kryeministrit të vendit tim,

Nuk është marre me thanë, më falni paskam hyrë në zanat të huaj. Nuk je as i pari as i fundit, që e humb rrugën diku. Është nder e njerëzi me ditë kur me u tërheq.

Parametrat e qeverisjes suaj sot janë, jo vetëm të dëmshëm por edhe të rrezikshëm për vendin:

Në rrafshin politik, e keni ndarë shoqërinë si me thikë;

Në rafshin fetar po nxitni tema që po e rrezikojnë jo vetëm tolerancën fetare që ndër shqiptarë ka qenë vlerë sublime, por edhe identitetin kulturor e kombëtar;

Qeverisja juaj e ka qitë në gjunj ekonominë e vendit;

Bizneset i keni mbështetur për muri e po i çoni drejt falimentimit;

Qasja juaj ndaj komunave është armiqësore;

Shtresen e mesme të shoqërisë, po e shndërroni në kategori sociale;

Mijëra mësues, mjekë, policë, shërbyes civilë, punëtorë të sektorit publik e privat, por edhe të tjerë, sot kanë problem me mbijetu me pagat që ju i keni lënë ne vendnumëro, duke e bllokuar ligjin e pagave, që kish marrë udhë qysh në qeverisjen time, e kur inflacioni ishte zero;

Në vendin ku qeverisni ju, Ministria e Ekonomisë ka shpenzuar zero euro për kapacitetet gjeneruese energjetike, e në verë paralajmëroni reduktime katstrofike të rrymës, deri në 6 orë terr. Me këtë politikë, Kosovën doni me e ngri në dimër.

Po flitet se doni me e ba llugë edhe në procesin e dialogut me Serbinë. Në vend që të insistohet vetëm në marrëveshjen finale për njohje të ndërsjellë, ju sikur doni me nënshkru një dokument për mos-sulmim të ndërsjellë. Ky dokument është nënshkruar në qershor të vitit 1999, dhe Kosova nuk kthehet atje më.

Prandaj po ju drejtohem që ta rishikoni pozicionin tuaj. Është fisnike me ditë kur me u tërheq. Me qeverisjen tuaj, jeni duke e rrezikuar seriozisht këtë vend! Ka diçka më të vlefshme se sa karriga e kryeministrit.

JU REKOMANDOJMË

Carl Bildt: Më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, por çështja e Veriut është dashur të zgjidhet shumë më herët
Lajme

Carl Bildt: Më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, por çështja e Veriut është dashur të zgjidhet shumë më herët

01/10/2023 - 09:54
A mund të përdoren nga Policia e FSK’ja armët e konfiskuara në Veri?
Lajme

A mund të përdoren nga Policia e FSK’ja armët e konfiskuara në Veri?

01/10/2023 - 09:38
Berisha për regjistrimin e popullsisë: Situata në veri s’është e favorshme që të kryhet procesi në këtë pjesë
Lajme

Berisha për regjistrimin e popullsisë: Situata në veri s’është e favorshme që të kryhet procesi në këtë pjesë

01/10/2023 - 09:20
Arrestohet burri në Mitrovicë, sulmoi gruan dhe vajzën
Lajme

Arrestohet burri në Mitrovicë, sulmoi gruan dhe vajzën

01/10/2023 - 09:12
Ministri britanik, Docherty: I lumtur që trupat tona do të përforcojnë KFOR-in në Kosovë
Lajme

Ministri britanik, Docherty: I lumtur që trupat tona do të përforcojnë KFOR-in në Kosovë

01/10/2023 - 08:50
Vendësit ta hulumtojnë sulmin në veri, hetimi ndërkombëtar i mirëseardhur që të kuptohet roli i Serbisë
Lajme

Vendësit ta hulumtojnë sulmin në veri, hetimi ndërkombëtar i mirëseardhur që të kuptohet roli i Serbisë

01/10/2023 - 08:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kulla: Nuk ka ndarje të Kosovës, harrojeni! Nis Lufta e III Botërore

    Kulla: Nuk ka ndarje të Kosovës, harrojeni! Nis Lufta e III Botërore

    267 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • Ish-shefi i shtabit të ushtrisë serbe: Qëllimi i Vuçiq telefonata me Blinken, për atë e çoi ushtrinë afër kufirit

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Kështu ka folur Oliver Ivanoviq për Milan Radoiçiqin disa muaj para se të vritej (Audio)

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Kronika e RTK 2 për sulmin terrorist në Banjskë, Bordi suspendon drejtorin Zhelko Tvrdisiq

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • “Zbutet” Vuçiq: Ne nuk po dërgojmë ushtarë në Kosovë

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë