Ish kryeministri i Kosovës dhe ish kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 14-vjetorin e vendimit të Gjykatës së Hagës, me të cilin ai, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj ishin shpallur të pafajshëm, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se 14 vite më parë u vërtetua pafajësia e luftës së UÇK-së.
“Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja! Sot, 14 vjet më parë, u vërtetua pafajësia ime, e Lahi Brahimajt dhe e Idriz Balajt, si dhe pastërtia e luftës së UÇK-së”, ka shkruar ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Dukagjinit.













