Ish ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka thënë se Lista Serbe nuk duhet të certifikohet për zgjedhje lokale, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se vendimi për dhënien e mjeteve kësaj organizate kriminale prej 360,000 euro nga KQZ është nëpërkëmbje e shtetit të Kosovës, mungesë ligjshmërie e integriteti nga institucionet e përgjegjëse, si dhe “amnisti” institucionale për agresionin e Banjskës dhe vrasjen e heroit Afrim Bunjaku.
Ajo ka shtuar se nëse Osmani e Kurti vazhdojnë heshtjen për këtë situatë të rrezikshme, duhet të mbajnë përgjegjësi për rietablimin e sërishëm në pushtet të Listës Serbe në veri.
Ish ministrja ka shtuar se pret ndërhyrjen e presidentes rreth këtij vendimi skandaloz të KQZ-së.
Postimi i saj i plotë:












