Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj: Su’lmi i mbrëmshëm është akti më barbar në Kosovën e pasluftës, Kurti s’duhet të devijojë në kalkulim për vota

30/11/2024 - 12:30
në Lajme
A A
Vizita e Burns në Kosovë, Haradinaj: Nder i madh për Kosovën dhe lajm i mirë për sigurinë tonë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë edhe një reagim lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmë në Veri të vendit ku me eksploziv është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Haradinaj ka thënë se vlerëson lartë institucionet e sigurisë për reagimin e shpejt dhe vendosjen në kontroll të sigurisë.

Kandidati për kryeministër, ka thënë se sulmi i ndodhur të premten e 29 nëntorit është sulm me përmasa terroristë dhe akti më barbar në gjithë periudhën e pasluftës.
Haradinaj ka thënë se ngjarja e ndodhur është shumë më serioze se një luftë hibride, propaganda kundër opozitës dhe mediave e analistëve siç po provon të devijojë Kurti. Kreu i AAK-së ka thënë se sulmet e tilla s’janë kalkulator për vota.

“Situata e krijuar është shumë më serioze se një luftë hibride, apo propagande kundër opozitës, medias e analistëve, siç po provon ta devijojë Kryeministri. Sulmet me përmasa agresioni kundër vendit tënd, nuk janë kalkulator për vota”, ka shkruar Haradinaj..

Në fund kreu i AAK-së ka thënë se aleanca me SHBA-në është përgjigja më e mirë ndaj Rusisë dhe satelitit të saj Serbisë.

 Postimi i plotë:

Në mbrojtje të Kosovës, me çdo çmim!
I vlerësoj lartë institucionet e Sigurisë dhe emergjencave për reagimin e shpejtë e të vendosur në vendosjen nën kontroll të situatës në veri të vendit. Përgjegjesit duhet ta marrin përgjigjen e merituar. Qëndrojmë afër dhe të vendosur si kurrë më parë në mbështetje të Policisë, AKI-së, Zjarrfikësve dhe tërë asaj armate të emergjencave që po e bëjnë këtë punë.
Sulmi i mbrëmshëm me përmasa terroriste ndaj infrastrukturës së ujit në veri, shënon aktin më barbar kundër Kosovës në krejt periudhën e pasluftës dhe është sulm i drejtpërdrejtë ndaj popullit të Kosovës.  Ai për cak ka pasur nxjerrjen jashtë funksionit të dy segmenteve jetike, furnizimin me ujë dhe energji, me qëllim shkaktimin e një krize me përmasa të paparashikueshme. Skenarë të tillë sot shohim veç në agresionin rus ndaj Ukrainës.

Prandaj sot, përpos dënimit me forcë ndaj këtij sulmi terrorist, gjithë energjitë tona duhet të fokusohen në zbulimin dhe kapjen e kriminelëve dhe në zbardhjen e skenarëve për destabilizimin e Kosovës. Për këtë qëllim e kemi të domosdoshme edhe ndihmën e partnerëve strategjikë të sigurisë, apo një hetim
ndërkombëtar.

Situata e krijuar është shumë më serioze se një luftë hibride, apo propagande kundër opozitës, medias e analistëve, siç po provon ta devijojë Kryeministri. Sulmet me përmasa agresioni kundër vendit tënd, nuk janë kalkulator për vota.

Në mbrojtje të Kosovës, me çdo çmim!
Aleanca me 🇺🇸 është përgjigja më e mirë ndaj Rusisë dhe satelitit të saj, Serbisë!

JU REKOMANDOJMË

Nga hekurudhat te Brezovica – ku duhet të investojë Kosova? Rafuna rendit projektet kapitale

Rafuna: Rritja ekonomike duhet të jetë dyshifrore për të lënë gjurmë – Qeveria t’i shtojë investimet publike
18/10/2026 - 11:51

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka veçuar lidhjet hekurudhore me portet e Durrësit dhe Selanikut, si dhe investimet në Brezovicë, ndër projektet kapitale që duhet...

Më shumëDetails

Policia ndal veturën në Prizren, gjen një fishek brenda – bastiset edhe shtëpia e shoferit

Aksion i Policisë në Pejë, kapen rreth 1 kilogram drogë e 2 armë, i dyshuari në arrati po kërkohet nga policia
18/10/2026 - 11:25

Një fishek i gjetur brenda një veture gjatë një kontrolli policor në Prizren ka çuar deri te bastisja e shtëpisë së shoferit, i cili është marrë në pyetje...

Më shumëDetails

“Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik

“Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik
18/10/2026 - 10:48

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka reaguar lidhur me raportimet e ditëve të fundit për arrestime të mundshme të personave zyrtarë, duke bërë thirrje që publiku dhe mediat...

Më shumëDetails

Çfarë pritet të ndodhë këtë të diel në Tiranë?

Çfarë pritet të ndodhë këtë të diel në Tiranë?
18/10/2026 - 10:36

TvKlan bën me dije se këtë të diel, do të dalin para gjykatës 78 protestues. Ata pritet të njihen me masën e sigurisë. Ndryshe, të shtunën 59 persona...

Më shumëDetails

Kongresisti Self: Protestat në Shqipëri, kulmi i mosbesimit qytetar për shkak të korrupsionit, liderët t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve

Kongresisti Self: Protestat në Shqipëri, kulmi i mosbesimit qytetar për shkak të korrupsionit, liderët t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve
18/10/2026 - 10:17

Edhe një tjetër kongresmen amerikan ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara këto ditë në Shqipëri. Është kongresisti republik, Keith Self, ai i cili në reagimin...

Më shumëDetails

Zhduken dy vajza të mitura në Gjilan

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
18/10/2026 - 10:10

Dy shoqe të mitura janë raportuar të zhdukura nga familjarët e tyre në fshatin Livoç i Epërm, në Gjilan. Sipas familjarëve, vajzat kanë dalë së bashku dhe që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

    Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Qeveria e Kosovës vendos t’i nxjerrë në ankand veturat zyrtare jashtë përdorimit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë