Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hasani: Protestat masive të qytetarëve e detyruan Kurtin të lëshoj pe për Ligjin për Specialen

07/10/2026 - 20:33
në Kryesore, Lajme
A A
Enver Hasani: Pas betimit të Haxhiut si deputete vendi është pa shef të shtetit, Kuvendi duhet të zgjedh Presidentin para Qeverisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka hedhur poshtë pretendimet se Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente në mënyrë jokushtetuese.

Ai është shprehur i bindur se presidentja e re është zgjedhur në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Në emisionin “Intervista Nacionale”, Hasani ka bërë me dije se votimi i deputetëve për shefen e re të shtetit nuk përbën rast për Kushtetuese.

“Pa asnjë diskutim që po. Shikoni, nuk mund të thuash ti. Nëse dikush do të përfundojë në gjykatë, le të përfundojë në gjykatë dhe gjykata e jep fjalën e saj. Nuk ka çështje kushtetuese këtu. Është çuditshme që ata njerëz që sot flasin për dhjetë apo pesëmbëdhjetë minuta të një procesi. Imagjino të ishte ndalur rryma, sepse ne kemi problem me rrymën, a ishte shtyrë afati i zgjedhjes? A ishte shtyrë ndonjëherë një orë?”, ka thënë ai.

Ai ka kritikuar ata që pretendojnë se presidentja e re është zgjedhur në mënyrë jokushteteuse.

Hasani ka bërë me dije se të njëjtit kanë heshtur për shkeljet e rënda kushtetuese të Albin Kurtit gjatë këtyre viteve.

Sipas tij, tani vendi do të futet në gjendje kushtetuese.

“Tani jam optimist se kemi dalë nga gjendja jokushtetuese. Fillon rikthimi dhe sanimi i pasojave të gjendjes jashtë Kushtetutës në të cilën kemi jetuar për disa muaj. Kjo gjendje duhet të përshëndetet. Ata që janë të pakënaqur, le të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese. Unë jam i bindur, po e them prapë, se nuk ka çështje kushtetuese këtu”, ka thënë ai.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka thënë se kompromisi për zgjedhjen e presidentes së re është arritur falë presionit të qytetarëve.

Sipas tij, protesta masive të qytetarëve e detyruan kryeministrin Albin Kurti të lëshoj pe për Ligjin për Specialen.

“Sa i përket arritjes së kësaj marrëveshjeje, nuk kishte të bënte me presidentin, sepse qytetarëve nuk u intereson fort ai dimension. Kjo ka shumë rëndësi, sepse që dy vjet e gjysmë ne jemi në ethet e zgjedhjeve. Sharjet dhe fyerjet ranë në çdo nivel. Kosova ra në çdo nivel. Shkoi shumë pranë kaosit, sepse iu dha shumë hapësirë një diskursi që nuk ishte më as populizëm”, ka thënë ai.

JU REKOMANDOJMË

“Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pulës tregon anën e panjohur të presidentes së re

Bashkësia Islame e uron Justina Shiroka-Pulen: Zoti të dhashtë forcë e urtësi
07/10/2026 - 20:07

Vjosa Sadriu Hamiti, profesoreshë e gjuhës gjermane në Universitetin e Prishtinës ka folur për presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, të cilën e ka mikeshë të afërt....

Më shumëDetails

Ambasada Gjermane shprehet e shqetësuar nga ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale

Koci: Institucionet holandeze nuk na dhanë leje të protesojmë afër objektit të Gjykatës Speciale në Hagë
07/10/2026 - 19:36

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë të mërkurën se ndihet “thellësisht e shqetësuar” për ndryshimet që Kuvendi i Kosovës i bëri një ditë më parë në Ligjin...

Më shumëDetails

Molliqaj: Ligji për Specialen, mashtrimi më i madh politik në historinë e Kosovës

Molliqaj: Ky vit do të nis instalimin e autonomisë për serbët në Kosovë – do ta kundërshtojmë një projekt të tillë
07/10/2026 - 19:22

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka komentuar miratimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në emisionin “DPT Te Fidani” në...

Më shumëDetails

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike
07/10/2026 - 18:55

Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka uruar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula për marrjen e detyrës së saj si e para e shtetit. Haxhiu përmes një postimi...

Më shumëDetails

Fotografi ikonike: Hashim Thaçi, Justina Pula, Atifete Jahjaga në Vatikan

Fotografi ikonike: Hashim Thaçi, Justina Pula, Atifete Jahjaga në Vatikan
07/10/2026 - 18:44

Nga sot, Justina Pula Shiroka është Presidente e Republikës së Kosoës. Hashim Thaçi poashtu ishte President i vendit. Atifete Jahjaga poashtu. Por, këtë të tre kanë edhe një...

Më shumëDetails

Çlirim Haziri bën thirrje për lirimin e dy veteranëve të UÇK-së

Çlirim Haziri bën thirrje për lirimin e dy veteranëve të UÇK-së
07/10/2026 - 18:11

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri përmes një postimi në Facebook është shprehu se votimi i Ligjit për UÇK-në ishte një moment krenarie, por ky...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1071 Shpërndaje
    Shpërndaje 428 Tweet 268
  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • 15 mln euro mbështetje për konsumatorët e cenueshëm për subvencionimin e faturave të rrymës

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    222 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • Adelina Thaçi i drejtohet LDK-së: Partia ime, Zoti të ndihmoftë – por mbi të gjitha, kthjellohu

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë