Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoxhaj: Kosovës i duhet një transformim rrënjësor në sektorin e arsimit

02/11/2026 - 21:56
në Lajme
A A
Si iu hapën dyert Kosovës në shtetet e Lindjes së Mesme: Rexhep Boja – një shembull i rrallë historik në diplomaci
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Shkencë, Enver Hoxhaj, ka theksuar nevojën për një transformim rrënjësor të sistemit arsimor në Kosovë, pas tryezës së sotme për sfidat dhe prioritetet në arsimin parauniversitar.Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka bërë të ditur se deputetë, profesorë universitarë, studiues dhe aktivistë të shoqërisë civile kërkuan konsensus nacional që të përkthehet në një Pakt Kombëtar për Arsimin, rishikimin e formulës së financimit dhe rritjen e buxhetit për arsim.

“Reforma nuk mjafton. Arsimit në Kosovë i duhet një transformim rrënjësor, duke nisur nga edukimi i hershëm dhe në çdo nivel të arsimit parauniversitar”, ka shkruar Hoxhaj.Gjatë diskutimeve u theksua nevoja që tryeza të shërbejë si një platformë e hapur dialogu, në funksion të ndërtimit të Paktit Kombëtar për Arsimin. Pjesëmarrësit ngritën shqetësime për gjendjen e arsimit, duke e cilësuar atë alarmante dhe duke kërkuar një vizion të qartë për sistemin arsimor dhe shoqërinë që Kosova synon të ndërtojë.

Rezultatet e dobëta në testin PISA u përmendën si një tregues shqetësues, ndërsa u shpreh vlerësimi se gjendja po përkeqësohet. Në këtë drejtim, u theksua se ndërhyrjet duhet të nisin nga edukimi i hershëm dhe të shtrihen në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.Ndër prioritetet e diskutuara ishin investimet në infrastrukturën arsimore, shtimi i hapësirave për çerdhe dhe krijimi i kushteve për mësim tërëditor në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës.

Gjithashtu, u diskutua për rishikimin e plotë të kurrikulës shkollore dhe përshtatjen e teksteve mësimore me të, zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe rritjen e pagave. Fokus i veçantë iu kushtua forcimit të aftësive në lexim, matematikë dhe shkenca, si dhe digjitalizimit të arsimit.Hoxhaj ka theksuar se konsensusi nacional, financimi dhe rritja e buxhetit janë shtyllat mbi të cilat duhet të ndërtohet transformimi i arsimit dhe e ardhmja e fëmijëve.

JU REKOMANDOJMË

Reagon Geci: Për 12 ditë sa isha në burg kundër meje ishin tubu UDB-shat, ShIK-u, PDK-ja, LVV-ja dhe “langarecat e ShIK-ut brenda LDK-së”

Reagon Geci: Për 12 ditë sa isha në burg kundër meje ishin tubu UDB-shat, ShIK-u, PDK-ja, LVV-ja dhe “langarecat e ShIK-ut brenda LDK-së”
02/11/2026 - 22:47

Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci përmes një deklarimi të dërguar në redaksinë e Veriu.info ka reaguar në lidhje me deklarimet publike të bëra ndaj tij sa ka...

Më shumëDetails

Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit

02/11/2026 - 22:40

Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar do të merret me verifikimin e pasurisë së zyrtarëve publikë, përfshirë edhe pasuritë që mund të jenë kaluar te...

Më shumëDetails

Reagon Veliaj: Rama me kërcënim më kërkoj t’ia delegoj bashkinë Arbër Hajdarit (dhëndrrit të Blerim Devollit), ose 100-vjet burg…

Reagon Veliaj: Rama me kërcënim më kërkoj t’ia delegoj bashkinë Arbër Hajdarit (dhëndrrit të Blerim Devollit), ose 100-vjet burg…
02/11/2026 - 22:37

Erion Veliaj ka reaguar nga burgu, duke publikuar një letër që, sipas tij, përmban të vërtetën e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, i cili e kishte...

Më shumëDetails

Olluri kritikon Sveçlën: Policia s’ka kapela për diplomimin e policëve të rinj, jep dorëheqje – je dështak

Fushata e Sveçlës e Kurtit me emrin e policit Afrim Bunjaku, Olluri: Turpshëm, e lanë pa rrogë e çizme sa ishte gjallë
02/11/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri ka kritikuar ministrin Xhelal Sveçla lidhur me mungesën e uniformave dhe kapelave për policët e rinj në ceremoninë e diplomimit. Duke folur në emisionin “Pressing”,...

Më shumëDetails

Kadaj-Bujupi: Opozita nuk arriti ta shfrytëzojë rënien e VV-së, qytetarët janë pa alternativë

Kadaj-Bujupi: Opozita nuk arriti ta shfrytëzojë rënien e VV-së, qytetarët janë pa alternativë
02/11/2026 - 22:07

Analistja Donika Kadaj-Bujupi ka vlerësuar se opozita në Kosovë nuk ka arritur të përfitojë politikisht nga rënia e përqindjes së mbështetjes për Lëvizjen Vetëvendosje (VV), duke theksuar se...

Më shumëDetails

Ekipi Medial i Hashim Thaçit nga sot nis publikimet në profilet zyrtare në Facebook dhe X

Ekipi Medial i Hashim Thaçit nga sot nis publikimet në profilet zyrtare në Facebook dhe X
02/11/2026 - 21:31

Ekipi Medial i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se nga sot do të rifillojë publikimet në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale Facebook dhe X....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    345 Shpërndaje
    Shpërndaje 138 Tweet 86
  • Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Bonu i fortë”, një familjare shkoi te Gjykata e Gjilanit për t’i dhënë kurajo 65-vjeçarit që dyshohet për vrasje të rëndë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Rasti i doktorit Gëzim Berisha: Avokati mohon pretendimet për dhunë dhe jep versionin e tij

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Valdrina bëhet “hor”, ngatërron Valdetin me një banor të BBVK

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë