Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haxhiu: Deklarata e Kuvendit për Specialen nuk ka peshë juridike, por përcjell një mesazh të rëndësishëm

28/09/2026 - 20:47
në Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ishte e rëndësishme që Kuvendi të shprehte qëndrimin e tij përmes një deklarate lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, në një bisedë me moderatorin Ermal Panduri, Haxhiu tha se deklarata e Kuvendit ka rëndësi edhe për të ardhmen, në mënyrë që gjeneratat e reja të dinë se cili ishte qëndrimi i këtij institucioni ndaj vendimit.

“Pas vendimit të padrejtë, ka qenë shumë e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës ta thotë fjalën në raport me këtë aktgjykim. Ndoshta jo vetëm në rrethanat e sotme, por edhe pas shumë vitesh, kur të flasim për një vendim të tillë, të rinjtë dhe të rejat e Republikës së Kosovës të dinë se cili ka qenë roli i Kuvendit”, deklaroi Haxhiu.

Ajo iu përgjigj edhe kritikave se Kuvendi nuk ishte mbledhur më herët për të miratuar deklaratën, duke shpjeguar se institucioni kishte qenë në një situatë të kontestuar në Gjykatën Kushtetuese, sikurse edhe Qeveria.

“Kemi vlerësuar se duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka pasur masë kushtetuese”, tha ajo.

Haxhiu theksoi se pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në diskursin publik kishte pasur tensione dhe gjuhë nxitëse, si në debatet televizive, ashtu edhe në rrugë.

“E kam konsideruar të rëndësishme që të kalojnë disa ditë dhe pastaj të arrijmë në Kuvend, të dakordohemi për një deklaratë të tillë, e cila është shprehje e vullnetit politik të Kuvendit të Kosovës”, u shpreh Haxhiu.

Ajo sqaroi se deklarata nuk ka peshë juridike, por, sipas saj, rëndësia e saj qëndron te mesazhi politik dhe uniteti i treguar nga partitë parlamentare.

“Nuk ka peshë juridike, por është e rëndësishme të përcjellim një mesazh dhe të dëshmojmë se të gjitha grupet parlamentare – Lëvizja Vetëvendosje, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe pakicat joshumicë – kemi arritur të bëhemi bashkë dhe ta miratojmë një deklaratë”, deklaroi Haxhiu.

JU REKOMANDOJMË

Qytetarët mblidhen në shesh në natën e 13 të protestës kundër aktgjykimit të Speciales

Qytetarët mblidhen në shesh në natën e 13 të protestës kundër aktgjykimit të Speciales
28/09/2026 - 21:25

Në Prishtinë po vazhdon edhe sonte protesta kundër verdikit të Gjykatës Speciale që dënoi me burg ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin....

Më shumëDetails

Nata e 13-të të protestës “Jo në emrin tim”, këta janë folësit

Nata e 13-të të protestës “Jo në emrin tim”, këta janë folësit
28/09/2026 - 21:03

Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon sonte, me natën e saj të 13-të në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Aktori Kushtrim Sheremeti do t’u drejtohet pjesëmarrësve me një fjalim....

Më shumëDetails

Pllashniku tregon kërkesën e tij për tu futur në burg me Thaçin dhe të tjerët

Pllashniku tregon kërkesën e tij për tu futur në burg me Thaçin dhe të tjerët
28/09/2026 - 20:39

Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, ka kërkuar publikisht ndihmë institucionale për ta takuar kryetaren e Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova. Duke folur në Kosova Live, Pllashniku...

Më shumëDetails

Brohorimat për Mlladiq në ndeshjen Holandë-Serbi, Avokati i Hashim Thaçit ironizon: Holandezët kësaj herë qëndruan dhe fituan

Brohorimat për Mlladiq në ndeshjen Holandë-Serbi, Avokati i Hashim Thaçit ironizon: Holandezët kësaj herë qëndruan dhe fituan
28/09/2026 - 20:26

Luka Misetic, avokat i Hashim Thaçit ka shkruar në “X” për ndeshjen Holandë -Serbi, ku nga tifozët serbë është brohoritur emri i Ratko Mlladiq. Misetic ka thënë se...

Më shumëDetails

Kabashi: 6 tetori afati i fundit për zgjedhjen e presidentit, më pas hapet rruga për zgjedhje të reja

Kabashi: 6 tetori afati i fundit për zgjedhjen e presidentit, më pas hapet rruga për zgjedhje të reja
28/09/2026 - 20:15

Ligjëruesi i së Drejtës Kushtetuese, Ditar Kabashi, ka folur për afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja.Duke folur për...

Më shumëDetails

Propozimi i Kamishit: Smith dhe Trëndafilova do të duhej të shpalleshin “non grata” në Kosovë

Haxhiu kritikon Qeverinë Kurti: Fakturat e freyra të energjisë elektrike kanë një prapavi-funksionalizimin e Elektroseverit në veri
28/09/2026 - 19:57

Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), tha se Gjykatësi Çarls L. Smith dhe Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • VV dhe PDK bashkë në qeverisje? Rrustem Mustafa vjen me propozimin e papritur për “Koalicionin e Madh”

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • PDK e quan fyes dhe me prapavijë politike kronikën e RTK’së, kërkon korrigjim

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë