Deputeti i PDK-së ka akuzuar kryeministrin Kurti për nepotizëm puro politik, shkruan Veriu.info.
Kjo pasi që sot Kurti ka emëruar Bordin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, në krye me Ahmet Ismailin i cili mbante këtë pozitë edhe në kohën kur nga thesari i shtetit u vodhën 2 milionë euro.
Postimi i plotë:
Pas një viti e gjysmë më në fund Qeveria Kurti emëron Bordin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Emërimi i Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me njerëz puro politik është pjesë e partizimit dhe politizimit të institucioneve të pavarura të cilat duhet të jenë profesionale më shumë se politike.
Dështakët që rritën listat e pritjes së pacientëve në SHSKUK nga 0 ditë në 1.5 e 2-3 vite po shpërblehen me pozita nga Qeveria Kurti.












