Pak para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, në sallë janë parë duke biseduar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.
Ndërkohë, VV-ja ka deklaruar se ka vota për zgjedhjen e Kujtim Shalës si nënkryetar të Kuvendit.

Në anën tjetër, LDK-ja ka bërë të ditur se nuk do ta ndryshojë kandidatin e saj për këtë pozitë.
Theksojmë se, përveç Aleancës, në sallë tani mungojnë edhe deputetët e PDK-së.













