Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haziri: Kërkesa e Osmanit për garanci nga aleatët dhe gatishmëria për ta çuar Draftin në Kushtetuese presion ndaj Kurtit

16/07/2024 - 14:27
në Lajme
A A
Haziri: Kërkesa e Osmanit për garanci nga aleatët dhe gatishmëria për ta çuar Draftin në Kushtetuese presion ndaj Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një bisedë për Gazeta Express ka folur lidhur me intervistën e fundit të presidentes, Vjosa Osmani, në Zërin e Amerikës, prej ku kërkoi garanci nga aleatët për çështjen e themelimit të Asociacionit dhe shprehi gatishmëri për ta çuar Draftin në Kushtetuese pasi të merr aprovimin në Qeveri, shkruan Gazeta Express.

Haziri ka thënë se kërkesa e garancive shtesë dhe gatishmëria për ta çuar në Kushtetues është nja hap i madh dhe më i qartë nga presidentja Osmani si presion në kryeministrin Albin Kurti që duhet të veprojë sa i përket Asociacionit.

“Atij po i kërkohet të sjell vendimin për Asociacion në Qeveri, presidentja e dërgon në Kushtetuese dhe EU/taskë forca e implementon Zajednicën”, ka thënë Haziri për Express.

Ai thotë se kjo është një ndarje re e detyrave në mes të krerëve të shtetit dhe shton se kryeministri Albin Kurti ka kundërshtuar një Asociacion dhe se tani po pranon një autonomi politike për veriun.

“E kundërshtoi një Asociacion, po e pranon një autonomi politik në 17,3 për qind të territorit të Kosovës. Në gjuhën e Kurtit i bie: Nuk e zbatuat ju Zajednicën, po ua sjelli Pokrainën veriore të Kosovës”, ka shtuar Haziri për Express.

Në këtë bisedë për Express, Haziri ka përmendur edhe qëndrimet e ndryshueshme të Qeverisë së Kosovës në raport me Marrëveshjen e arritur në Ohër dhe Bruksel dhe lidhur me Draft statutin e BE-së.

Haziri thotë se për këto tri vite, Qeveria e Kosovës ka lëvizur në pozicionin “As po, as jo”.

“Tre vjet as po as jo. Kemi marrëveshje e nuk kemi marrëveshje sepse nuk është nënshkruar. Kemi Draft statut e më vonë thonë nuk kemi draft statut. Është dokument zyrtar i punuar nga ekspertë evropian, i dërgojnë komentet me shkrim në mënyrë zyrtare dhe pastaj kthehen prapa dhe thonë është dokument non-paper dhe pa autor”, ka thënë Haziri.

Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Washington, në një intervistë për Zërin e Amerikës kishte deklaruar se Asociacioni mund të krijohet nëse aleatët ofrojnë garanci të qarta.

“Asociacioni mund të krijohet, mirëpo vetëm brenda këtyre suazave, pa e rrezikuar Kosovën apo edhe sigurinë në rajon në të ardhmen. Prapë, siç e kam thënë edhe në intervista paraprake, mendoj që Kosova do të duhet të ishte e gatshme të ecë përpara në qoftë se nga partnerët tanë ofrohen garanci të qarta të sigurisë dhe garanci për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe me njohje”, ka deklaruar presidentja për Zërin e Amerikës.

E pyetur nëse s’kanë marrë garanci deri tani nga aleatët, presidentja ka thënë se qëndrimi i tyre ” Deri tani kanë qenë më shumë ‘do të përpiqemi, do ta shohim, ndoshta. Përfundojeni ju fillimisht e pastaj bisedojmë.’

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë