Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hill: S’mendoj që Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE, ajo që kërkojnë europianët është normalizimi

13/06/2024 - 09:24
në Kryesore, Lajme
A A
Hill: S’mendoj që Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE, ajo që kërkojnë europianët është normalizimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill beson se njohja de jure e Kosovës nuk do të jetë kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

Duke folur për Marrëveshjen e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hill tha se ajo “përcaktoi disa fusha” në të cilat dy vendet duhet të përcaktohen dhe përmendi se “njëra prej tyre është nevoja për ta krijuar një bashkësi të komunave serbe”.

“Kjo nuk ka filluar me Ohrin, e dini, ka rreth 11 vjet dhe mendoj se është koha për ta zbatuar, por që në kontekstin e zbatimit ka një pasqyrë të qartë për serbët që jetojnë në Kosovë. Ka edhe elementë të tjerë që duhet të adresohen, përkatësisht normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe besoj se kjo mund të bëhet dhe duhet të bëhet në kontekstin e rajonit. Rajoni i Ballkanit po fillon të ketë gjithnjë e më shumë modele bashkëpunimi midis të gjitha vendeve, dhe shpresoj se mund të realizohet, por sinqerisht, jam i zhgënjyer që nuk mundëm të bënim më shumë”, tha Hill në një intervistë në mediumin serb, NIN.

Marrëveshja e Ohrit përmban njohjen ‘de facto’, por i pyetur se a nevojitet njohja zyrtare që Serbia të hyjë në BE, Hill tha se europianët kërkojnë normalizim, ndërsa përmendi se në BE ka edhe vende tjera që s’e njohin Kosovën.

Unë nuk mendoj kështu. Ajo që europianët kërkojnë është pikërisht ajo që ata thonë se kërkojnë, që është normalizimi. Ata duan paqe dhe siguri në rajon, dhe sigurisht mes Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj se ata e kanë thënë shumë qartë se ka anëtarë të Bashkimit Europian që nuk e njohin Kosovën, kështu që çështja e vërtetë është të përpiqemi ta arrijmë normalizimin ku ata kufij nuk do të jenë kufij që ndajnë, por kufij që bashkojnë, kufij që bashkojnë realisht dhe shpresoj që njerëzit ta kuptojnë se çfarë po themi në të vërtetë këtu për të ardhmen dhe si do të duket jeta e njerëzve. Dhe kështu unë do të doja të shihja shumë më tepër përparim në këtë front të normalizimit, dhe është e qartë se BE-ja e ka gjithashtu këtë në mendje”, tha ambasadori amerikan.

Hill tha se SHBA-ja e mbështet cilindo vend që ka aspirata të anëtarësohet në BE, dhe tha se “kjo është pikërisht ajo që bëjmë në Serbi”.

“Serbia ka gjëra për të bërë në fushën e sundimit të ligjit dhe çështje të ngjashme, të gjitha ato kapituj që janë hapur deri më tani me Bashkimin Europian. Prandaj, detyra jonë është që të përpiqemi ta ndihmojmë Serbinë në këtë përpjekje, sepse mendoj se është mjaft e qartë se Serbia do të jetë në Bashkimin Europian në të ardhmen”, tha Hill.

JU REKOMANDOJMË

Lushtaku: Kurti s’duhet të ftohet në protestë, më me dëshirë e sheh Thaçin të dënohet

Lushtaku: Kurti s’duhet të ftohet në protestë, më me dëshirë e sheh Thaçin të dënohet
24/08/2026 - 22:39

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk do të duhej të ftohej në protestën e organizuar në mbështetje...

Më shumëDetails

Çitaku pas vrasjes së gruas shtatzënë: A ka ndonjë vend të sigurt për gratë?

Çitaku: E frikshme tendenca e pushtetit ta shtyp çdo fjalë dhe çdo mendim kundër
24/08/2026 - 22:14

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje të re, e cila, sipas saj, u vra nga bashkëshorti i saj në shtëpinë...

Më shumëDetails

“Kanë mbjellë vrerë mbi Drenicën”, Mërgim Lushtaku i përgjigjet Fitore Pacollit

“Kanë mbjellë vrerë mbi Drenicën”, Mërgim Lushtaku i përgjigjet Fitore Pacollit
24/08/2026 - 22:01

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes Fitore Pacolli lidhur me incidentin e ndodhur muaj më parë në Skënderaj. Rikthimi i...

Më shumëDetails

Zyra e BE i kërkon Kosovës të përafrohet më shumë me Ukrainën dhe t’i ndihmojë në fushën e energjisë

Zyra e BE i kërkon Kosovës të përafrohet më shumë me Ukrainën dhe t’i ndihmojë në fushën e energjisë
24/08/2026 - 21:32

Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Shoqata Ukrainase e Kosovës – Urat e Miqësisë kanë shënuar 35-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës në Europe House në Prishtinë, katër vjet e...

Më shumëDetails

Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë

Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë
24/08/2026 - 21:02

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka thnëë se zyrtarët shtetërorë pas sulmit në Banjaska kanë shkuar në Serbi.Ai ka thënë se mund të manipulojnë me fjalë, por e...

Më shumëDetails

Kërcënimi me vrasje ndaj Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin nga organizata

Kërcënimi me vrasje ndaj Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin nga organizata
24/08/2026 - 20:39

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka marrë vendim për përjashtimin e anëtarit Skender Llugiqi nga organizata. Vendimi, i datës 22 gusht 2026,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë