Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar mospjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në takimin përgatitor në Tiranë për Procesin e Berlinit.
Sipas Hotit, në këtë mënyrë Kurti po tregon se është duke hequr dorë nga “obligimet shtetërore” dhe po tallet “me aspiratat e popullit”.
“Mospjesëmarrja e Kryeministrit në takimin përgatitor në Tiranë për Procesin e Berlinit është heqje dorë nga obligimet shtetërore dhe tallje me aspiratat e popullit të Kosovës për integrim evropian”, ka shkruar ai në rrjetin social












