Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoti publikon letrën dërguar Kaja Kallasit, aty kërkohen hapa konkret për të detyruar Serbinë që t’i hapë arkivat për të zhdukurit

18/02/2025 - 09:54
në Kryesore, Lajme
A A
Hoti: Deklarata për të zhdukurit me dhunë nuk mund të ndryshohet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar nga Kosova për të Pagjeturit, Andin Hoti ka zgjedhur që dje në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës të njoftojë se Qeveria e Kosovës ka dërguar një letër më 12 shkurt drejtuar përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, duke kërkuar hapa konkretë për të detyruar Serbinë të bashkëpunojë dhe të hapë arkivat shtetërore të saj, përfshirë ato ushtarake, policore dhe të inteligjencës.

Hoti ka thënë dje se ndërsa Kosova feston f këtë ditë historike, nuk mund të harrohen ata që ende nuk janë rikthyer pranë familjeve të tyre.

“1,591 qytetarë të Kosovës vazhdojnë të jenë të zhdukur për shkak të krimeve të planifikuara, të orkestruara, dhe të kryera nga Serbia gjatë luftës së vitit 1998-1999”.

“Në këtë letër, kemi kërkuar:

– Hapjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të arkivave shtetërore të Serbisë, të cilat përmbajnë informacione kyçe mbi vendndodhjen e të zhdukurve.

– Bashkëpunim të plotë për zbardhjen e rolit të forcave paramilitare dhe bashkëpunëtorëve serbë, të cilët, me mbështetjen e regjimit të Millosheviqit, ekzekutuan dhe zhdukën mijëra shqiptarë.

– Llogaridhënie për refuzimin e vazhdueshëm të Serbisë për të dorëzuar informacion mbi varrezat masive të njohura brenda territorit të saj.

Pavarësia jonë është arritur me sakrifica të mëdha dhe ne nuk mund të lejojmë që viktimat e gjenocidit të harrohen apo të mohohet e drejta e familjeve për të ditur të vërtetën. Serbia vazhdon të mohojë përgjegjësinë e saj dhe të sabotojë përpjekjet për drejtësi, duke refuzuar të zbulojë të dhënat mbi vendndodhjen e të zhdukurve. Kosova ka ndërtuar paqen mbi drejtësinë dhe të vërtetën, dhe nuk do të ndalemi deri sa secili i zhdukur të kthehet tek familja e tij dhe Serbia të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera.

Lavdi të rënëve për liri! Nderim për të zhdukurit me dhunë! Gëzuar Pavarësinë, Kosovë!”, ka shkruar ai.

 

JU REKOMANDOJMË

Murati akuzon opozitën për bllokim të mbështetjes financiare për sektorin privat

Murati dhe VV e provojnë edhe një metodë në fushatë, flasin për koalicion të ish-opozitës me Srpska’n pas zgjedhjeve
25/04/2026 - 19:16

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar refuzimin e opozitës për të votuar mbështetjen për punëtorët e sektorit privat, studentët, pensionistët e fëmijët, si dhe trajtimin e Projektligjit...

Më shumëDetails

Reuten: Pesëshja e BE-së ta njohë Kosovën, s’kanë arsye për të mos e bërë këtë më

Reuten: Pesëshja e BE-së ta njohë Kosovën, s’kanë arsye për të mos e bërë këtë më
25/04/2026 - 18:57

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka thënë se pesëshja mosnjohëse e BE-së ndaj Kosovës, duhet të ndryshojë qëndrimin e tyre. Ai tha se edhe deklarimi i Komisioneres për Zgjerim,...

Më shumëDetails

Gazetari shqiptar që dikur e mbështeste, tani del kundër Kurtit: “Kthejeni me këmbë në tokë këtë aventurier politik marksist”

Gazetari shqiptar që dikur e mbështeste, tani del kundër Kurtit: “Kthejeni me këmbë në tokë këtë aventurier politik marksist”
25/04/2026 - 18:26

Gazetari shqiptar Çim Peka, i cili më herët ishte mbështetës i madh i Albin Kurti, tani kthyer kundër liderit të VV-së. Ai ka bërë me dije se Kurti...

Më shumëDetails

Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Pakistani, nuk u takua me delegacionin amerikan

Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Pakistani, nuk u takua me delegacionin amerikan
25/04/2026 - 18:07

Delegacioni iranian është larguar me aeroplan nga Pakistani, sipas dy burimeve qeveritare pakistaneze. Delegacioni është larguar nga Islamabadi pasi u takua më parë me zyrtarë pakistanezë. Ministri i...

Më shumëDetails

Zhvillimet e fundit: Kurti me ofertë e gjuajti topin te opozita, Hamza e sheh si manovër, Abdixhiku ia kthen Vjosa Osmanin

Zhvillimet e fundit: Kurti me ofertë e gjuajti topin te opozita, Hamza e sheh si manovër, Abdixhiku ia kthen Vjosa Osmanin
25/04/2026 - 18:01

Ende pa kaluar 12 orë nga video-adresimi i së premtes përmes të cilit kreu i LVV-së, Albin Kurti, tentonte ta bënte fajtore opozitën që vendi po shkon në...

Më shumëDetails

Vuçiq në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhet zgjidhje, duhen vendime …

Vuçiq në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhet zgjidhje, duhen vendime …
25/04/2026 - 17:44

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në Konferencën Globale të Politikës ka folur për fuqitë e mëdha, SHBA-në dhe Kinën, dhe për atë se ku është Evropa në raport...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia prej mbrëmë pranë autosallon Alberti, dyshohet për gjuajtje me armë (Foto)

    Policia prej mbrëmë pranë autosallon Alberti, dyshohet për gjuajtje me armë (Foto)

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Policia deklarohet për incidentin në Veternik, ku pati gjuajtje me armë pranë autosallon Alberti

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Vazhdon skandali: Dallavere me import të kafshëve nga Nreca, Meli, Reisa, Luka … – AUV i procedon për gjykatë 8 kompani (Dokumente)

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Gjykimi i “bossave” të bastoreve e kazinove në Kosovë për shpërlarje parash e shmangie nga tatimi – Eksperti financiar: Qarkullimi i raportuar nga lojërat e fatit jo real

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë