Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, tha se Kosova do të hyjë në një periudhë të re pas 16 shtatorit, kur pritet të përfundojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ajo deklaroi se shoqëria kosovare duhet të qëndrojë e bashkuar dhe të kërkojë drejtësi, duke shprehur pritjen që ish-krerët e UÇK-së të kthehen në Kosovë dhe pranë familjeve të tyre.
Tani unë shpesh e them që ata njerëz e kanë shlyer borxin ndaj Kosovës një herë e një herë e një herë e edhe këtë herë, por Kosova është në udhëkryqin më të madh që nga çlirimi dhe nga shpallja e pavarësisë dhe ky proces është ka qenë i vështirë për ta, për familjet e tyre, por vendimi për këtë proces e krejt kosovën, jo vetëm të kaluarën e Kosovës, por edhe të ardhmen. Kosova nuk ka me qenë më njësoj mbas 16 shtatorit”, ka thënë Hoxha në KlanKosova.
Ajo ka kritikuar kohëzgjatjen e procesit gjyqësor në Hagë, duke ngritur pikëpyetje rreth zhvillimit të tij dhe duke thënë se Kosova nuk e meriton, sipas saj, një proces të tillë.
Hoxha ka theksuar gjithashtu se lufta e Kosovës për liri dhe pavarësi nuk mund të ndahet nga kontributi i aleatëve ndërkombëtarë.













