Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoxhaj: Serbia deshi ta aneksojë veriun siç bëri Rusia me Krimenë

07/10/2023 - 08:47
në Kryesore, Lajme
A A
Hoxhaj: Serbia deshi ta aneksojë veriun siç bëri Rusia me Krimenë

epa05943691 Foreign Minister of the Republic of Kosovo Enver Hoxhaj gestures during a joint press conference with his counterpart from Sweden Margot Wallstrom (not in picture) following their meeting in Pristina, Kosovo, 04 May 2017. Swedish Foreign Minister Margot Wallstrom is on a one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se sulmi terrorist i 24 shtatorit ka pasur si synim aneksimin e pjesës veriore siç ndodhi me Krimenë në vitin 2014 nga Rusia.

Këtë ndërlidhje, Hoxhaj e bën me faktin se në shkurt dhe mars të vitit 2014, Rusia pushtoi dhe më pas aneksoi Gadishullin e Krimesë, duke e marrë atë nga Ukraina. Kjo ngjarje ndodhi pas Revolucionit të Dinjitetit dhe është pjesë e luftës më të gjerë ruso-ukrainase.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Hoxhaj ka thënë se kjo situatë është mënjanuar falë fitores së Policisë së Kosovës por që nuk e përjashton mundësinë që kjo të përsëritet. Kritika ka edhe ndaj Bashkimit Evropian për amnistim të Serbisë për sulmin terrorist.

Sipas Hoxhajt, krahas “luftës diplomatike” që e përdor Serbia kundër Kosovës, në mendje e ka edhe opsionin ushtarak, teksa veprimet e fundit i sheh si të planifikuara mirë e me qëllime të qarta politike.

“Padyshim që ka qenë një akt i agresionit i planifikuar i shtetit serb dhe me qëllime të qarta politike, meqë këta njerëz janë kriminelë të rëndomtë dhe në të kaluarën janë marrë me kontrabandë por qëllimi dhe agjenda e tyre ka qenë politike, ka qenë aneksimi i pjesës së veriut të Kosovës, në një mënyrë të ngjashme sikurse Krimea në mars të 2014-ës apo Donbasi para dy vitesh dhe qëllimi i tyre ka qenë ta përmbysin rendin kushtetues, ta aneksojë këtë pjesë të territorit të Kosovës, të krijojnë fakte të reja në terren dhe ta qesin Kosovën para fakteve të kryera dhe falë fitores së Policisë dhe të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Ne e kemi një situatë e cila e ka mënjanuar këtë rrezik të parë por nuk përjashtohet mundësia e tillë e ngjashme mund të ndodhë edhe në të ardhmen, meqë nëse dikush ka menduar që prej 99-ës deri në 2023, vetëm ‘lufta diplomatike’ është platformë se si Serbia e godet Kosovën, 24 shtatori ka treguar që opsioni ushtarak është opsion të cilën Serbia e ka në tavolinë, në kokë dhe me veprim në veri të vendit”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj konsideron se Kosova mbetet target luftës “hibride serbe”, teksa thekson se Serbia po mundëhet t’i jetësojë pritjet e saja politike. Hoxhaj ka kërkuar që para anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian të bëhet anëtarësimi në NATO.

“Mendoj që veprimi i aktit të agresionit është vetëm një dimension i luftës hibride. Lufta hibride ka disa dimensione të ndryshme. Është luftë diplomatike, është luftë për të bllokuar institucionet sikurse që ishte tërheqja e komunitetit serb, e policëve, e gjyqtarëve e kryetarëve serb të komunave vitin e kaluar, dezinformimi, keqinformimi dhe tani opsioni ushtarak. Pra lufta hibride nënkupton metoda dhe forma të shumta se si një shtet e mbërrin qëllimin e saj”.

“Unë e kam thënë më herët se Kosova është target i lartë i luftës hibride serbe dhe jo vetëm, dhe kjo se çfarë ka ndodhur me 24 shtator, tregon se Serbia ushtarakisht mendon që mund t’i jetësojë pritjet e saja politike në Kosovë dhe unë mendoj se kjo është një pikë kthese ku politika në Kosovë do duhej ta kuptojë në mënyrë krejt të re raportin e Kosovës me Serbinë, do duhej ta sheh krejt ndryshe situatën në veri të vendit dhe duhet të ketë qartësi politike se si të sillemi. Për mua personalisht, siguria do duhej të jetë prioritet përpara normalizimit të raporteve me Serbinë dhe para dialogut dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet të jetë prioritet para anëtarësimit të Kosovës në Bashkim Evropian”, ka deklaruar Hoxhaj.

“Mendoj se atë se çfarë e kanë bërë kolegët në Qeveri që ta ekspozojnë Serbinë dhe ta nxjerrin zhveshur se a qëndrojnë mbrapa aktit të agresionit, me gjithë atë armatim dhe me të gjitha ato incizime e me gjithë potencial që kishte bërë Serbia, mendoj që ka qenë një punë e mirë e drejtë por fakti që shteti i Kosovës është duke marrë shumë kohë me konferenca për shtyp dhe me intervista poshtë e lartë, kjo është diplomaci publike për të fituar mendjet dhe zemrat e opinionit publik perëndimor”, ka thënë Hoxhaj, teksa shpreh shqetësimin edhe për mungesë të vizitave të liderëve institucionalë në vendet perëndimore. Vizita thotë se nuk po ka as nga shtetet që e kanë mbështetur Kosovën.

Hoxhaj ka vënë në thumb të kritikave edhe Bashkimin Evropian për siç thotë amnistim të Serbisë pas aktit terrorist në Banjskë.

“Nuk po shoh vizita të askujt në Uashington, në Londër, në Berlin nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe nuk po shoh delegacione nga shtetet e QUINT-it që e kanë mbështetur Kosovën historikisht, pas një akti të agresioni që të vijnë dhe ta vizitojnë Kosovën dhe të tregojnë që ne jemi pranë Kosovës dhe të interesuar të dalim me një zgjidhje politike dhe njëkohësisht është përpjekje e Serbisë për t’i ikur sanksioneve dhe është përpjekje e Bashkimit Evropian për ta amnistuar Serbinë dhe unë mendoj që është koha e fundit që Qeveria e Kosovës që jo vetëm të lëshojë britma në Prishtinë por të bëjë veprime konkrete drejt botës perëndimore që Serbia të sanksionohet”, u shpreh Hoxhaj.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë