Pas 25 vitesh udhëheqje, LDK më në fund ka humbur komunën e Fushë Kosovës, e cila u fitua nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Valon Prebreza.
E bastionin LDK e humbi me një kandidat të ri, Besnik Osmanin, të cilin e solli në emër të “reformës” së brendshme partiake, shkruan Veriu.info.
Por Osmani humbi përballë Lëvizjes Vetëvendosje, duke shembur më në fund bastionin e pathyeshëm të kësaj partie nën drejtimin e ish kryetarit Burim Berisha.
E humbësi i 9 nëntorit, Besnik Osmani, tani po synon ulësen e deputetit në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së.
Pas një humbje spektakolare ai synon të ringritet në një garë tepër të vështirë për kuvendin e Kosovës, ku kjo parti kryesisht çon njerëz nga kryeqyteti.
Se cili do të jetë rezultati pritet të shohim më 28 dhjetor./veriu.info/













