Pothuajse çdo ditë raportohen në Polici raste të shumta të vjedhjeve që po ndodhin në biznese e shtëpi gjithandej vendit, duke shkaktuar frikë e pasiguri të madhe për qytetarët. Por ka raste kur qytetarët përballen direkt me hajnat.
Për një ngjarje të tillë që ka ndodhur dje në Prishtinë, Prokuroria Themelore ka nisur hetimet.
Sinjali mëson se i gjithë rasti ka ndodhur në një prej lokaleve më të njohura në kryeqytet, ‘Soma’, ku një klient dyshohet se kishte tentuar që të vjedh në xhepin e një klienti tjetër që ndodhej aty.
Por ai është kapur në flagrancë, me ç’rast ka përfunduar në duart e Policisë.
28-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Vjedhje në tentativë’.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.












