Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ia gjuajtën lokalin me granata, pronari Lindrit Misini thotë se nuk e di kush e gjuajti granatën që ia dëmtoi lokalin, të akuzuarit ia kishin kërkuar 10 mijë euro hua

25/01/2024 - 19:50
në Kryesore, Lajme
A A
Ia gjuajtën lokalin me granata, pronari Lindrit Misini thotë se nuk e di kush e gjuajti granatën që ia dëmtoi lokalin, të akuzuarit ia kishin kërkuar 10 mijë euro hua
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dëshmitari në cilësinë e të dëmtuarit, Lindrit Misini ka thënë se zanafilla e problemit mund të konsiderohet kërkesa për borxh prej dhjetë mijë eurosh nga të akuzuarit.

Këtë deklaratë Misini e ka dhënë të enjten në gjykimin ndaj të akuzuarve Lundrim Beqirin, Bekë Salihajn, Adhurim Krasniqin, Valdrin Beqirin, Arianit Pllanën, Kreshnik Kurtin, Fidan Cakollin, Adnan Murtezin, Gentrit Ismajlin, Diar Raçin dhe Egzon Cakollin, të cilët ngarkohen se si grup kriminal, në qershor të vitit 2022 hodhën granata dore në lokalet “Missini” dhe “Rizza Hair Sallon”.

Sipas Misinit, menaxheri i lokalit të tij Bujar Istrefi kishte ardhur me kërkesë të akuzuarit Arianit Pllana që t’ia huazojë borxh 10 mijë euro Lundrim Beqirit që ky i fundit me këto para të nxjerrë nga burgu ose të paguajë avokat për vëllanë e tij të akuzuarin tjetër Valdrin Beqiri.

Gjithnjë sipas Misinit, pasi që të akuzuarve i ishte thënë përmes Istrefit që nuk ka mundësi të huazojë këto mjete atëherë Istrefit i është thënë nga i akuzuari Pllana që nuk mund të marrë përgjegjësi se çka ndodh me lokalin “Misini”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu i dëmtuari Misini tha se nuk ka pasur asnjëherë probleme me asnjërin nga të akuzuarit se të njëjtit i njeh si pjesë e tifo-grupit “Torcida” dhe se në asnjë moment nuk është ndjerë i kërcënuar duke shtuar se po qe nevoja biznesin familjar do ta mbrojë edhe me jetën e tij.

I dëmtuari Misini deklaroi se si familje janë humanitare duke ndihmuar familjet në nevojë dhe se nuk i ka borxh askujt dhe duke shtuar se pas rastit që ka ndodhur ka tentuar të kontaktojë me prindërit e të akuzuarve Beqiri po se nuk kanë pranuar.

Tutje, Misini tha se granata e parë e hedhur në lokalin e tij në shesh të qytetit të Mitrovicës nuk ka shpërthyer dhe se nuk ka pas asnjë dëm dhe se pas shikimit të kamerave kishte kuptuar se i akuzuari Pllana e kishte hedhur të njëjtën.

Kurse me rastin e hedhjes së granatës së dytë te lokali “Misini” në liqenin e Ibrit, i njëjti tha se granata ka shpërthyer duke bërë dëme vetëm në xhamat e lokalit dhe duke komentuar se hedhja e saj ishte bërë në mënyrë amatore duke shtuar se të dytën nuk di se kush e ka hedhur.

I pyetur nga mbrojtësja e të akuzuarit Lundrim Beqirit, avokatja Arbenita Aliu, Misini u përgjigj se Bujar Istrefin e llogarit si vëllain e tij të tretë dhe se i beson fjalëve të tija por se personalisht nuk ka pasur kontakte as me të akuzuari Pllana as me Lundrim Beqirin.

Ndërkohë, i akuzuari Bekë Salihaj me të filluar seanca gjyqësor ndaj tij dhe 10 të tjerëve  ka kërkua që seanca të shtyhet pasi që kanë pritur gjatë qysh nga ora 7 e mëngjesit.

Fillimisht seanca gjyqësore ndaj Salihajt dhe 10 të tjerëve e kishte për të filluar në ora 9: 30 të mëngjesit mirëpo trupi i njëjtë gjykues ishte i angazhuar në një gjykim tjetër i cili ka zgjatur jashtë planifikimeve. Prandaj, seanca është shtyrë për pasdite.  Të burgosurit kërkuan që të shtyhet seanca për një datë tjetër pasi që nuk janë të përgatitur psiqikisht/

Po ashtu i akuzuari Salihaj kërkoi nga gjykatësja Suzana Qerknin që t’ua mundësojë të ndezin nga një cigare, por gjykatësja tha se nuk është në përgjegjësin e saj.

11 të akuzuarit ngarkohen për “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar” lidhur me veprat penale, veprimet përgatitore për veprën penale “Vrasje e rëndë”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe veprën penale “Detyrimi”.

Ndërsa i akuzuari Lundrim Beqiri po akuzohet edhe për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Aktakuzën e plotë mund ta gjeni KËTU. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.`

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë