Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

IKD: Njoftimi i Kocit për zgjedhjen e presidentit nuk inicion rast në Kushtetuese

07/10/2026 - 13:32
në Kryesore, Lajme
A A
IKD: Njoftimi i Kocit për zgjedhjen e presidentit nuk inicion rast në Kushtetuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njoftimi që avokati Arianit Koci dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese për moszbatimin e aktgjykimit lidhur me afatin për zgjedhjen e presidentit nuk inicion vetvetiu një rast të ri në këtë gjykatë, vlerëson Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Koci njoftoi të mërkurën se kishte depozituar në Gjykatën Kushtetuese një njoftim lidhur me, siç tha ai, moszbatimin e aktgjykimit për zgjedhjen e presidentes.

Kjo gjykatë kishte përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit përfundonte më 6 tetor, por votimi për presidenten përfundoi pas mesnatës, në 00:07.

“Një qytetar apo avokat mund ta njoftojë Gjykatën, por nuk mund të kërkojë në emër të vet vlerësimin abstrakt të kushtetutshmërisë së veprimeve të Kuvendit. Për këtë kërkohen palët e autorizuara nga Kushtetuta, ndër to të paktën dhjetë deputetë të Kuvendit”, tha Jakaj për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, njoftimi i Kocit mund të shërbejë si sinjalizim për moszbatimin e aktgjykimit, por nuk përbën një kërkesë formale që e detyron Gjykatën Kushtetuese të hapë një rast të ri.

Ai tha se, për rastin konkret, mund të kërkohet qartësi edhe nga Gjykata Kushtetuese, duke pasur parasysh zhvillimet pas përfundimit të afatit të përcaktuar prej saj.

“Aktgjykimi i kësaj gjykate e kishte përcaktuar qartë se afati për zgjedhjen e Presidentit përfundonte më 6 tetor dhe se procedura duhej të zhvillohej e të përfundohej brenda këtij afati”, tha Jakaj.

“Aktualisht nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë lidhur me këtë çështje dhe nuk jemi duke e shqyrtuar atë në procedurë të veçantë”, thuhet në përgjigjen e Institucionit të Avokatit të Popullit për REL-in.

Ky institucion shtoi se do ta përcjellë zhvillimin e çështjes dhe, nëse paraqitet një çështje konkrete që hyn në mandatin dhe kompetencat e tij, do ta vlerësojë atë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

“Në vlerësimin e çdo situate konkrete duhet të merret parasysh edhe ndikimi që ajo mund të ketë në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Funksionimi efektiv i institucioneve është një interes i rëndësishëm publik dhe një parakusht për ushtrimin dhe mbrojtjen efektive të të drejtave të qytetarëve”, thuhet tutje në përgjigje.

Në anën tjetër, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, tha qysh dje se kjo parti nuk do të iniciojë rast në Gjykatën Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e presidentes pas përfundimit të afatit.

Njohësi i zhvillimeve, Eugen Cakolli, shkroi në Facebook se të vetmit që mund ta dërgojnë këtë rast në Kushtetuese janë së paku dhjetë deputetë dhe ata duhet ta bëjnë brenda tetë ditësh.

“Nëse brenda këtij afati nuk parashtrohet kërkesë, kjo rrugë e kontestimit mbyllet”, shkroi Cakolli.

Një vit më parë, Lista Serbe kishte përdorur mundësinë që u jepet deputetëve nga neni 113 i Kushtetutës për t’iu drejtuar Kushtetueses. Kërkesa ishte nënshkruar nga dhjetë deputetë, nëntë prej tyre nga Lista Serbe dhe një, Adem Hoxha, jashtë kësaj liste.

Ai rast kishte të bënte me procedurën e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb. Deputeti serb i i partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit, pa u propozuar nga shumica e deputetëve të komunitetit serb.

JU REKOMANDOJMË

Pas themelimit të institucioneve Haradinaj kërkon krijimin e një opozite të fortë: Aleanca gati të marrë përgjegjësi

Pas themelimit të institucioneve Haradinaj kërkon krijimin e një opozite të fortë: Aleanca gati të marrë përgjegjësi
07/10/2026 - 13:22

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se tashmë vendi ka nevojë për krijimin e një opozite të fortë dhe se partia e tij është gati të marrë...

Më shumëDetails

“Kosova ka humbur shumë kohë”, pas zgjedhjes së presidentes, Lushaku kërkon llogari nga pushteti

“Kosova ka humbur shumë kohë”, pas zgjedhjes së presidentes, Lushaku kërkon llogari nga pushteti
07/10/2026 - 13:14

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas përfundimit të procesit të zgjedhjes së Presidentes së Kosovës, duke kritikuar zhvillimet politike dhe duke kërkuar që pushteti të fokusohet...

Më shumëDetails

15 mln euro mbështetje për konsumatorët e cenueshëm për subvencionimin e faturave të rrymës

15 mln euro mbështetje për konsumatorët e cenueshëm për subvencionimin e faturave të rrymës
07/10/2026 - 13:11

Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike në Kosovë 2026-2027 është aprovuar në mbledhjen e pestë të Qeverisë, me të cilin planifikohet ndarja e rreth...

Më shumëDetails

Çfarë ndodhi me Glauk Konjufcën? Kërçeli i VV’së tregon: Ishte nga lodhja, e mirëpriti zgjedhjen e Pula-Shirokës, ishte gëzuar për të

Çfarë ndodhi me Glauk Konjufcën? Kërçeli i VV’së tregon: Ishte nga lodhja, e mirëpriti zgjedhjen e Pula-Shirokës, ishte gëzuar për të
07/10/2026 - 13:03

Deputeti i VV’së, Ilir Kërçeli, në një lidhje direkte për Kosova Live në T7, është deklaruar lidhur me disa pamje të Glauk Konjufcës nga seanca e djeshme të...

Më shumëDetails

Kryebashkiaku i Izmirit i bashkohet partisë së Erdoganit, tronditet opozita turke

Kryebashkiaku i Izmirit i bashkohet partisë së Erdoganit, tronditet opozita turke
07/10/2026 - 12:57

Kryebashkiaku i Izmirit, Cemil Tugay, është larguar nga kampi opozitar dhe i është bashkuar të mërkurën Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) të presidentit Recep Tayyip Erdoğan,...

Më shumëDetails

A u bisedua më herët për postin e Presidentes me Justina Pula-Shirokën? Deputeti i VV-së zbulon prapaskenat

“Marrëveshje në momentin e fundit” – mediat zvicerane për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente
07/10/2026 - 12:49

Deputeti i VV’së, Ilir Kërçeli, në një lidhje direkte me Kosova Live, në T7, ka folur për zgjedhjen e presidentes së re të vendit. Kërçeli, ka thënë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1057 Shpërndaje
    Shpërndaje 423 Tweet 264
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale refuzon një tjetër propozim të mbrojtjes

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vjen reagimi i menjëhershëm i Muratit pasi Bekim Sejdiu tha se u tërhoq nga gara për president

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Adelina Thaçi i drejtohet LDK-së: Partia ime, Zoti të ndihmoftë – por mbi të gjitha, kthjellohu

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë