Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Importi i rrymës me NOA-n gjatë vitit 2024 deri në 225% më shtrenjtë se çmimi zyrtar në bursën HUPX

30/04/2025 - 10:34
në Ekonomi, Lajme
A A
Importi i rrymës me NOA-n gjatë vitit 2024 deri në 225% më shtrenjtë se çmimi zyrtar në bursën HUPX
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çmimet që aplikoi kompania nga Tirana “Noa Energy Trade” për KESCO-n në vitin 2024, ishin herë dyfish e herë trefish më të larta se çmimi zyrtar i energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare. Buletini Ekonomik sjell analizën krahasimore mes çmimit të importit të kontraktuar nga “NOA” dhe çmimit referues në bursën HUPX.

Agon Sinanaj

Gjatë muajit shtator 2024, një megavat-orë energji elektrike, e ardhur përmes kompanisë “Noa Energy Trade” i ka kushtuar KESCO-s mesatarisht 345.33 euro. Kjo është për 225 për qind më shumë se mesatarja mujore në bursën HUPX, ku çmimi i një megavati në të njëjtin muaj është 106.11 euro.

Në fakt, shtatori del të jetë muaji më i shtrenjtë në vitin 2024, sa i përket çmimit të importit të energjisë elektrike nga KESCO, edhe pse në secilin muaj të këtij viti, rryma nga importi ishte larg më e shtrenjtë se çmimi referues në bursat ndërkombëtare.

Në përgjithësi, çmimet që aplikoi kompania nga Tirana “Noa Energy Trade” për importet e Kosovës në vitin 2024, ishin herë dyfish e herë trefish më të larta se çmimi zyrtar i energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare.

Buletini Ekonomik ka krahasuar çmimin e kontraktuar vetëm përmes kompanisë “Noa Energy Trade”, pasi 90 për qind e importit në vitin 2024 erdhi përmes kësaj kompanie. Prej rreth 70 milionë euro sa është vlera e importit nga KESCO, mbi 62 milionë është import vetëm nga kompania “Noa Energy Trade”.

Krahasimi i çmimit mesatar sipas muajve (2024) për megavat nga NOA dhe bursa HUPX

Mesatarja vjetore, 79.87% më shtrenjtë se në bursën HUPX

Krahasimi është bërë duke ndjekur mesataren mujore, pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ia ka lejuar mediumit qasjen vetëm në të dhënat mujore, ndonëse kërkesa ka qenë për qasje në blerjet e energjisë elektrike sipas ditëve dhe orëve të caktuara.

Të dhënat e pranuara nga ZRrE janë krahasuar me mesataren mujore të çmimit të energjisë elektrike në bursën HUPX, e cila është një nga bursat më kredibile në rajon sa i përket tregtimit me energji elektrike.

Mesatarja vjetore e çmimit për një megavat/orë sipas bursës HUPX në vitin 2024, ka qenë 100.81 euro, aq sa ka qenë përafërsisht edhe parashikimi i ZRrE-së prej 97.79 euro për megavat/orë.

Çmimi mesatar vjetor për MWh në bursën HUPX

Por, përkundër faktit se mesatarja e parashikuar nga ZRrE dhe çmimi mesatar në HUPX është i përafërt, në realitet ndodhi diçka tjetër. Importi i rrymës përmes NOA-s doli dyfish më i shtrenjtë se parashikimi i ZRrE-së, ose 79.87% më i shtrenjtë se në bursën HUPX.

Sipas ZRrE-së, në vitin 2024, çmimi mesatar i një megavati – KESCO-s i kushtoi 181.34 euro.

Burimi: ZRrE

Çmime të “kripura” në korrik, shator, nëntor e dhjetor

Në muajt dhjetor dhe janar, zakonisht kërkesa për rrymë arrin pikun, për shkak të ngrohjes me rrymë nga qytetarët. Maksimumi i kërkesës në dhjetor ka shkuar mbi 1400 MWh, derisa prodhimi nga termocentralet e KEK-ut, maksimumi mund të arrijë deri në 800 MWh. Diferenca mbulohet nga importi.

Nëse analizohen edhe vitet paraprake, në këta dy muaj çmimi i rrymës nga importi është më i larti. Por ajo që ndodhi në vitin 2024 përbën ‘anomali në vete’ për një fakt tjetër. Në muajin shtator kur kërkesa bie dhe po ashtu edhe nevoja për import, “NOA” aplikoi çmimet më të larta për KESCO-n. Këtë muaj, “NOA” importoi rrymë me një mesatare prej 345.33 euro për megavat/orë, apo 225 për qind më shumë se mesatarja e çmimit në bursën HUPX për të njëjtin muaj, që është 106.11 euro për megavat/orë.

Krahasimi i çmimit mesatar (shtator 2024) të energjisë elektrike NOA&HUPX

Ndërsa, mesatarja e çmimit për megavat/orë në muajin dhjetor, përmes kompanisë “NOA Energy Trade”, është 199.46 euro, derisa çmimi mesatar në bursën HUPX për këtë muaj është 143.86 euro.

Sipas asaj që KESCO ka raportuar në ZRrE, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, gjatë muajit dhjetor blerjet në total janë rritur për 7.3%, ku pjesa më e madhe e blerjeve është mbuluar nga KEK-u prej 75.02% dhe pjesa tjetër nga importi dhe BRE-të.

Prej 509 mijë e 867 megavatë/orë sa ishte konsumi në muajin dhjetor, 446 mijë e 278 MWh erdhën nga KEK-u, 109 mijë e 714 MWh nga importi dhe 38 mijë e 875 MWh nga burimet e ripërtëritshme. Mbi 75 për qind e rrymës që erdhi nga KEK-u kushtoi gati dyfish më shtrenjtë se 18 përqindëshi i rrymës së ardhur nga importi.

Burimi: ZRrE

Rryma nga importi me “NOA-n” doli e shtrenjtë edhe gjatë muajve tetor e nëntor, nëse krahasohet me mesataren mujore në bursën HUPX. Në muajin nëntor, një megavat/orë u importua me një mesatare prej 261.58 euro, derisa çmimi referues në bursën HUPX është 163.72 euro. Në tetor, çmimi mesatar i megavatit me NOA-n u importua për 145.07 euro, kurse çmimi mesatar në bursë ishte 92.20 euro.

I njëjti trend përcillet edhe në muajt tjerë të vitit 2024. Kështu, në korrik, një megavat/orë kushtoi 174.17 euro, derisa në bursë ishte 135.54 euro. Në gusht – 155.50 euro me NOA-n, 120.81 euro në HUPX. Diferencë në çmim vërehet edhe gjatë muajve janar e shkurt. Derisa në janar një mgavat/orë me NOA-n u importua mesatarisht 110.97 euro, në HUPX mesatarja doli 85.73 euro. Në shkurt ishte 115.07 me NOA-n, kurse në bursë 69.35 euro. /Buletini Ekonomik/

Krahasimi i cmimit mesatar 2024 sipas muajve: NOA&HUPX
Çmimi mesatar për MWh i aplikuar nga Noa Energy Trade sipas secilit muaj te 2024-s
Çmimi mesatar për MWh në bursën HUPX sipas secilit muaj të 2024-s

JU REKOMANDOJMË

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi
04/11/2026 - 22:56

Hulumtuesja Saranda Ramaj ka kritikuar mënyrën se si Policia e Kosovës e ka trajtuar rastin e Arlinda Zekajt, duke thënë se përgjegjësia për atë që ka ndodhur nuk...

Më shumëDetails

Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje

Policia shpall në kërkim mbi 160 persona në veri
04/11/2026 - 22:23

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit në udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren. Aksionin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin...

Më shumëDetails

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

E hëna e “nxehtë” e LDK-së, zyrtarizon katër koalicione! Po Nisma?
04/11/2026 - 22:01

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka pranuar se do të kandidojë për kryetar të partisë. I ftuar në “Politiko”, Gashi ka thënë se beson se...

Më shumëDetails

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Deputeti i VV-së kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë: E tmerrshme, e papranueshme
04/11/2026 - 21:47

Deputeti Eman Rrahmani, anëtar i Komisionit Hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt, ka deklaruar se tashmë nuk është koha për dorëheqje morale, por për shkarkime të zyrtarëve...

Më shumëDetails

Kadaj-Bujupi: Amerika e ka rrotullu brenda natës, shumë republikanë kanë votu për demokratët që janë njerëz të mirë e normalë

Kadaj-Bujupi: Amerika e ka rrotullu brenda natës, shumë republikanë kanë votu për demokratët që janë njerëz të mirë e normalë
04/11/2026 - 21:37

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, duke folur për rezultatin e dobët të Republikanëve në zgjedhjet e mesamandatit në Amerikë, tha se “kjo votë ka qenë...

Më shumëDetails

Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë

Aksion i madh i Policisë dhe IPK-së për dallavere me prona – bastisen shtëpi, banesa e objekte të zyrtarëve të dyshuar
04/11/2026 - 21:13

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses dy ekstradime të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Vulin tentoi të arratisej për në Moskë, mediumi serb zbulon prapaskenat- Si u rikthye aeroplani nga Lituania në Beograd?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Tre të mitur dëshmitarë”, çfarë ndodhi në stacionin policor para se Arlinda të privohej nga jeta?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga kontrata 54 mijë euro te posti i konsullit: Si përfitoi aktivisti i Guxo-s nga pushteti i Pecit, Gërvallës dhe Konjufcës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë