
Banorët e banesave në rrugën kryesore të qytetit në Mitrovicë, rruga Mbretëresha Teutë, po ankohen për deponitë ilegale që po krijohen nga meremetimi i lokaleve në këtë pjesë të qytetit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Banorët po ankohen se pronarët e lokaleve po meremetojnë objektet e tyre dhe mbeturinat po i hedhin skaj banesave duke krijuar deponi ilegale që krijojnë probleme të mëdha për banorët.
Banorët janë ankuar në adresë të Veriu.info, madje as inspekcioni nuk po intervenon për të dënuar shkelësit që po hudhin mbeturina pranë banesave ku jetojnë qytetarët e kësaj pjese të Mitrovicës./Veriu.info/












