Shkeljet e kushteve të punës në kompani të ndryshme në Kosovë duke dëmtuar punëtorët e tyre po vazhdon të jetë një fenomen i zakonshëm në Kosovë, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Një shkelje e tillë është gjetur nga inspektorati i punës në koorporatën “Rugove” në Shkabaj ku inspektorati i punës ka gjetur tri shkelje ligjore që ka të bëjë me të drejtat e puntorëve.
Me 28 gusht të inspektorati ka nxjerrë vendim:

1: Punëtorët punojnë gjashtë ditë apo 48 orë në javë duke punuar edhe të shtunave por nuk u janë paguar asnjë cent puntorëve, edhe pse kështu përcaktohet ne nenin 56 të ligjit të punës.
2: Punëtorëve nuk u është dhënë pushim i pandërprerë ligjor prej dhjetë ditësh, e gjitha kjo në kundërshtim me nenin 32 dhe 37 të ligjit të punës.
3: Nënat gjidhënëse pauza e garantuar me ligj prej një orë gjidhënje nuk u është dhënë që bie ndesh me ligjin për Mbrojtjen e të Ushqyerit me Gji.
Madje gjetjet zyrtare përputhen me fjalët e punëtorëve.
Ja çka thotë punëtori i kompanisë Rugove.
“Prej janarit që na ka rritur edhe pak, për 100 euro, na s’kemi punuar prej janarit deri në fund të Ramazanit. Më ka bërë rroga diku 666-667 aty-këtu rroga bazë. Prej kur ka përfunduar Ramazani, prej asaj dite që u kthye e shtunë punë, as nuk kemi marrë diçka shtesë, asgjë. Nëse nuk na ka nevojitur e shtuna, për shembull pasii u kthye, nuk ka pasur garkesë shumë, nuk ka pasur nevojë për shumë punëtorë, për me mbuluar atë ditë pune, neve na ka kërkuar që me pushuar atë ditë të shtunë. E ka marrë parasysh cilin punëtor, e veç atë ditën që na nuk kemi shkuar me kërkesë të pronarit, ajo ditë na ka hequr neve prej ditëve të pushimit vjetor”, ka thënë ky punëtor për median Shënjestër.














