Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Isa Mustafa: Nuk iu besohet deklaratave të presidentes për Qeverinë, po i bën për fushatë paraelektorale

09/09/2024 - 12:30
në Lajme
A A
Isa Mustafa: Nuk iu besohet deklaratave të presidentes për Qeverinë, po i bën për fushatë paraelektorale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sipas ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, presidentja Osmani nuk mund të distancohet lehtë nga Qeveria.Mustafa në një përgjigje dhënë për GazetaBlic thekson se, Osmani nuk është distancuar në asnjë veprim arbitrat të Qeverisë, teksa shton se shpesh ka vepruar edhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Te kjo e fundit, Mustafa përmendi rastin e kryeprokurorit të shtetit, ku sipas tij, Osmani ia ka përmbushur kërkesat kryeministrit.“Presidentja nuk mund të distancohet aq lehtë nga Qeveria. Asociacioni ose Autonomia e entitetit serb në Kosovë në versionin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit është pranuar më 2023 nga lidershipi aktual i Kosovës”, tha Mustafa.

“Presidentja e vendit nuk është distancuar në atë kohë, nuk është distancuar nga asnjë ligj antikushtetues dhe nga asnjë veprim arbitrar i qeverisë. Ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën në rastin e kryeprokurorit të shtetit, duke ia përmbushur kërkesat kryeministrit dhe e ka shkarkur pa bazë kushtetuese Kryetaren e KQZ-së, në interes të pozitës dhe në heshtje të një pjese të opozitës”, shtoi ai.

Teksa foli për kritikat e fundit të Osmanit karshi Qeverisë së Albin Kurtit, Mustafa potencoi se nuk duhet t’i besohet.
Sipas tij, këto deklarata janë për fushatë paraelektorale.“E tani, kur nuk e ka mbështetjen e qeverisë, deklarohet se s’mund ta shkarkojë ambasadirin në Kroaci, sepse nuk ia lejon Kushtetuta?! Të gjitha këto deklarime i konsideroj si pozicionime në fushatën paraelektorale, jo si qëndrime që meritojnë tu besohet”, tha Mustafa.

Tutje, ai komentoi edhe arsyetimin e Osmanit për kalim në VV, duke thënë se ka qenë e shkarkuar nga pozita e nënkryetarës së LDK-së, por jo nga e gjithë partia.Këtë ai e quajti si tradhti dhe thotë se shkuarja e Osmanit në VV me Listën Guxo ka ndodhë për aryse të saja personale.

“Lexova që Vjosa kalimin e saj në listën e VV-së e ka arsyetuar se ne e kemi larguar nga LDK. Vjosa është shkarkuar nga pozita e nënkryetares së LDK-së, por nuk është shkarkuar nga LDK, sepse ka vazhduar të jetë anëtare e Këshillit të Përgjithshëm dhe e Kuvendit të LDK-së kur e ka tradhtuar LDK- në dhe i është bashkangjitur VV-së me Listën Guxo për interesa personale, aspak të Kosovës. Sepse kurrë s’ka qenë interes i Kosovës të futet në sanksione të BE-së dhe SHBA-së”, tha Mustafa për GazetaBlic.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë