Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-ambasadorët kosovarë diskutojnë për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: 25 vjet nga fundi i vuajtjeve

22/03/2024 - 15:37
në Lajme
A A
Ish-ambasadorët kosovarë diskutojnë për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: 25 vjet nga fundi i vuajtjeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ambasadorët kosovarë kanë diskutuar të premten për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. 25 vjet nga ndërhyrja e madhe e NATO-s, u tha se i është dhënë fund vuajtjeve të njerëzve në Kosovë dhe që nga atëherë ka pasur rritje e mbështetjes për të ndërtuar një shoqëri të re në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën e Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës që përshkruan rrugën e Kosovës “25 vjet pas operacionit të Forcave Aleate dhe kërkimit për anëtarësim në NATO”, morën pjesë ish-diplomatë të cilët e kanë përfaqësuar Kosovën në vende të ndryshme të botës si dhe zyrtarë të rëndësishëm ndërkombëtarë gjatë kohës së luftës në Kosovë ndërsa u vlerësua rrugëtimi i Kosovës që nga ndërhyrja e NATO-s më 24 mars 1999, siguria dhe demokracia si marrëdhëniet Kosovë-NATO.

Profesori David Philipps i cili ishte pjesë e ekipit të diplomatit amerikan Richard Holbrooke gjatë luftës së fundit në Kosovë, tha se ka komunikuar me Holbrooke dhe shqiptarët në Amerikë në kohën kur po përgatitej ndërhyrja e NATO-s në Kosovë.

“Negociatat në Beograd kishin dështuar dhe Holbrooke do të largohej nga Beogradi dhe ai më kërkoi mua që të thirrja gjithë shokët shqiptaro-amerikanë, ngase për Holbrooke isha personi kyç për ta bërë këtë dhe t’u tregoja që bombardimet e NATO-s fillojnë të nesërmen. Por, nuk mund ta shpjegoj ndjesinë që pata nga ky lajm”, theksoi Philipps.

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA si dhe në Turqi, Avni Spahiu tha se janë bërë 25 vjet nga ndërhyrja e madhe e NATO-s në mbështetje të vuajtjeve të njerëzve në Kosovë dhe që nga atëherë ka pasur rritje e mbështetjes për të ndërtuar një shoqëri të re në Kosovë.

“Progresi i Kosovës që është bërë në kapacitetin e shtet-ndërtimit përfshinë gjithashtu edhe përparimin e çështjeve të sigurisë për Kosovën dhe rajonin”, theksoi Spahiu.

Ai tha se Kosova është ballafaquar me shumë sfida që nga koha e ndërhyrjes së NATO-s, derisa shtoi se synimi i Kosovës mbetet anëtarësimi sa më shpejtë i mundshëm në NATO.

Ish-përfaqësuesi i Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse në Beograd, Lulzim Peci, duke folur për kontekstin historik që çoi në ndërhyrjen e NATO-s në Serbi për shkak të Kosovës, theksoi shpërbërjen e Jugosllavisë, krimet e luftës dhe gjenocidin në Bosnjë e Hercegovinë, konsideratën gjeopolitike dhe presionin, krimet dhe tentativat për gjenocid të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Peci kujtoi se shqiptarët e Kosovës, të udhëhequr nga Ibrahim Rugova, luftuan në mënyrë paqësore për disa vite kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit ndërsa kjo ishte në kohën kur i gjithë rajoni ishte në luftë.

Ambasadori Peci tha se më vonë u formua Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), e cila në mars të vitit 1998 ishte simbolike me rreth 200 burra të armatosur, por pas vrasjes së komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe anëtarëve të familjes së tij dhe bashkëluftëtarëve të tij, numri u rrit në më shumë se 15 mijë luftëtarë, dhe u vendos kontroll mbi disa zona rurale.

“Në anën tjetër mësimet e nxjerra nga mizoritë në Bosnjë e Hercegovinë e bënë të qartë për forcat kyçe aleate në NATO për intervenim në kohë rajon. Reagimi internacional për të zgjidhur krizën në Kosovë filloi me një takim të grupit të kontaktit më 10 mars 1998 ku u vendos për sanksione diplomatike dhe ekonomike për Jugosllavinë”, tha ai.

Më 24 mars bëhen 25 vjet që kur NATO-ja nisi bombardimet e që rezultuan me çlirimin e Kosovës.

25 vjet më parë, NATO-ja filloi operacionin “Forcat Aleate” për t’i dhënë fund krizës humanitare në Kosovë, pasi ishin shteruar të gjitha rrugët diplomatike për t’i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik të regjimit të Millosheviqit.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë