Në aksionin e sotëm pa ndonjë lajmëtim paraprak të zhvilluar në qumështoren “Vita”, përveç militantit të VV-së, Fitim Gashi, ishte edhe një aktiviste e kësaj partie.
Fjala është për Inspektoren Elma Krasniqi, e cila ishte ish-asistente ekzekutive e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, raporton Veriu.info.
Elma Krasniqi ishte punësuar si inspektore në Ministrinë e Tregtisë në vitin 2024.

Qumështorja “Vita” është mbyllur për të paktën shtatë ditë pasi shteti sot zbarkoi me “një armatë” inspektorësh në kontrolle në Fabrikën e kësaj kompanie në Istog.
“Ne kemi marrë vendim si bord që ta mbyllim. Që është vendimi më i rëndë. Ta mbyllim deri në një vendim tjetër. Të paktën për 7 ditë. Dhe këta të ministrisë nuk brengosen, se këta punëtorë do të mbesin pa pagë dhe fermerët do ta gjuajnë qumështin”, tha drejtori i qumështores, Artan Spahiu.
Sipas tij, inspektorët kanë kërkuar llogari pse prodhuesi ka ulur sasinë e pranimit të qumështit.












