Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-kryediplomati serb: Më 2004 Sekretari amerikan i Shtetit më tha “Kosovo is gone”

18/09/2022 - 09:34
në Kryesore, Lajme
A A
Ish-kryediplomati serb: Më 2004 Sekretari amerikan i Shtetit më tha “Kosovo is gone”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vuk Drashkoviq, ish- Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi, ka rrëfyer se si Sekretari amerikan i Shtetit në administratën e Presidentit Bush, Colin Powell, ia kishte thënë troç se Serbia e ka humbur Kosovën. Drashkoviq, i cili ka vite që mban një qëndrim realist ndaj Kosovës duke folur edhe për njohjen e saj nga Serbia.

Këto ditë, kur ai është duke e promovuar librin e tij autobiografik “Vrragët e jetës”, ka treguar se ish-gjenerali amerikan i shndërruar në diplomat, humbjen e Kosovës, ia kishte përmendur në mënyrë të akullt.

“Kur u zgjodha më 2004 ministër i jashtëm, saktësisht disa ditë më vonë, erdhi ftesa nga Uashingtoni të shkojë te Sekretari Colin Powell. Unë fillova të agjitojë për Kosovën. Fillova të shpalos, arsyetoj një tezë timen, duke e pasur parasysh faktin se Serbia me rezolutën 1244 është dëbuar nga Kosova, që statusi i atij territori që u bë protektorat ndërkombëtar pas rezolutës 1244, duhet të zgidhet, dhe unë aty u paraqita me idenë që statusi i Kosovës të zgjidhet me “më shumë se autonomi, më pak se pavarësi dhe që Kosova të mbetet në përbërje të Serbisë. Unë e filloj këtë rrëfim, Colin Powelli, ish gjeneral, me ato syzet…flet disi ftohtë, z.Drashkoviq…mr.Draskovic Kosovo is gone. Unë u bëra se nuk dëgjova dhe vazhdova. E dini Kosova do ta kishte Kushtetutën e saj, Presidentin, institucionet e veta. Ai përsëri më ndërpret dhe thotë: Më duhet t’ua përsëris Kosova ka shkuar”.

Tutje, Drashkoviq, duke e vazhduar rrëfimin, ka folur edhe për një moment kur në një takim ministrash të kryesuar nga ish- kryediplomatja e Austrisë, ishte folur për pavarësimin e Malit të Zi.

“Një rast tjetër pas referendumit në Mal të Zi, në një takim në Vjenë, që e ftoi Ursula Plasnik, Ministrja e Jashtme e Austrisë, një grua e jashtëzakonshme, qysh në fillim të takimit, aty ishin nja 10 ministra të rajonit, më tha Vuk shkoi edhe Mali i Zi, cka keni për t’na thënë. Unë them shikoni tash e 15 vjet shteti im ku jam lindur dhe rritur gjithnjë e më shumë i ngjan telefonit Nokia.Gjithnjë po vjen duke u zvogëluar. Aty shpërthyen të qeshurat e Ursula tha: E çka të them unë për Nokian tonë, sa e madhe ishte dikur Austria para Luftës së Madhe, deri ku ishin kufijtë tanë dhe ku jemi tash. Por tua them një gjë kurrë s’kemi qenë më të fuqishëm se sot kur jemi shtet i vogël”.

Pastaj, sipas Drashkoviq, aty “u lajmëruan” Ministrat e Jashtëm të Turqisë e Hungarisë që folën për vendet e tyre – dy perandoritë e dikurshme që më luftëra kishin humbur territore – me metaforën e telefonit Nokia.

JU REKOMANDOJMË

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë