Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish kryeprokurori Sylë Hoxha tregon se a mund të shpallet Lista Serbe terroriste, flet edhe për Radojiçiqin

27/09/2023 - 17:53
në Lajme
A A
Ish kryeprokurori Sylë Hoxha tregon se a mund të shpallet Lista Serbe terroriste, flet edhe për Radojiçiqin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish kryeprokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, ka folur rreth mundësisë që Lista Serbe të shpallet terroriste pas përfshirjes së nënkryetarit Milan Radojiçiq.

Ai në emisionin “Frontal” të T7 ka thënë se në Radojiçiq është zgjedhur nënkryetar pasi janë hapur hetimet ndaj tij

“Sa i përket çështjes se a duhet Lista Serbe të shpallet terroriste apo jo, edhe atë do ta vërtetojnë hetimet së shpejti besoj unë dhe organet kompetente do të duhej të ndërmerrnin ndonjë veprim konkret ngase sa jam në dijeni unë zotëriu që i ka pri këtij aksioni, Milan Radojiçiq, është zgjedhur nënkryetar i Listës Serbe pasi ne, unë konkretisht në atë kohë, në vitin 2018, i kam hapur hetimet ndaj tij dhe siç dihet është lëshuar një urdhër arrest nga ana e gjykatës për ta sjellë të njëjtin para organeve të drejtësisë”, tha Hoxha në “Frontal”.

Ai ka thënë se heqja e fletëarrestit ka qenë një gabim ose “lëshim i madh nga ana e organeve tona”.

“Këtu kemi të bëjmë me një njeri që i ka pri krimit të organizuar me vite të tëra në pjesën veriore të Kosovës dhe ky person të caktohet nënkryetar i një partie politike me të vërtetë do të thotë shumë cka për organet tona. Dhe sigurisht që KQZ dhe institucionet tjera duhet të kenë kujdes në këtë rast sepse me çfarë partie politike kanë të bëjnë”, ka deklaruar ai.

Hoxha ka thënë se duhet të lëshohet prapë fletëarrest ndaj tij.

“Sigurisht. Prokurori veç besoj unë që i ka ndërmarrë ato veprime ose do t’i ndërmarrë së shpejti. I obligon ligji që ai njeri duhet të sillet para drejtësisë për veprimet që i ka marrë të dielën”, tha ai.

“Është pak e vështirë për këta persona që dyshohet që kanë dalë jashtë Kosovës, që janë në Novi Pazar, duke pasur parasysh kryeneçësinë e shtetit serb që nuk ka asnjë bashkëpunim as me neve as me komunitetin ndërkombëtar”, tha ai.

Mirëpo nëse Radojiçiq dhe të dyshuarit tjerë që ndodhen në Serbi dalin jashtë këtij shteti, Hoxha thotë se mund të sillen në Kosovë pasi ka shtete me të cilat Kosova ka bashkëpunim juridik ndërkombëtar.

“Nëse dalin jashtë territorit të Serbisë është çështje tjetër, dhe është e mirëseardhur për organet tona të ndjekjes sepse shtetet me të cilat kemi bashkëpunim juridik ndërkombëtar ato sigurisht që do ta kryejnë punën e vet dhe këta persona do të sillen para organeve tona të drejtësisë”, tha ai.

Ai tregoi se pse nuk kanë arritur ta arrestojnë Radojiçiqin para disa vitesh.

“Edhe neve na ka rrjedh një informacion dhe në ditën kur kanë shku organet tona të ndjekjes, Policia e Kosovës, i njëjti nuk është hasur në banesën e tij. Kjo ka qenë arsyeja. Pastaj ai është larguar në Serbi dhe ne e kemi pasur të pamundur ta arrestojmë”, tha Hoxha.

Hoxha tha se nuk e di se nga kush ka rrjedhur informacioni, por ai thotë se është për keqardhje.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë