Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

ITINERARI I NJË KOHE TË PAKOHË

06/03/2024 - 21:13
në Opinione
A A
ITINERARI I NJË KOHE TË PAKOHË
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga Ma.sc. FATMIR HALIMI

Një vit pa stinë, është titull shumë interesant dhe karakteristik i romanit të fundit të shkrimtares Ylfete Aliu Osmanit.

Zbërthimi i titullit Një vit pa stinë na shpie në dy venerime: atë artistik, simbolik e figurativ dhe në venerimin faktik e konkret. Venerimi simbolik e figurativ i titullit zbërthehet si një itinerar i një kohe të pakohë, si një rrugëtim i pandalshëm fiksional i një shoqërie në ndërtim e sipër, i një kohe që të gjithë vrapojnë pas angazhimeve ditore e që harrojnë të marrin frymë dhe duhet të ndodhë diçka e befasishme që këta njerëz të ndalen e ta kujtojnë vetveten dhe të mendojnë për të tjerët. Ndërsa zbërthimi faktik i romanit Një vit pa stinë valorizon kah një semantikë më filozofike dhe që është shumë vështirë të faktorizohet. Por, mbi të gjitha titullin mund ta konkretizojmë se stinët e vitit çdo herë lidhen me faktorin natyror, por edhe me qenien njerëzore, me njeriun dhe mund të ndodh që viti të jetë pa stinë pakohë e pa ndryshime në jetë.

Shumë kritikë ndajnë mendimin se shkrimtari nuk është këtu për ta interpretuar, por për ta shkruar veprën e tij, prapë se prapë interpretimin na e bënë çdo shkrimtar përmes titullit të veprës së tij. Pra, titulli i veprës për diskursin kritik çdo herë merret si çelës për interpretim. Në rastin tonë titulli i romanit Një vit pa stinë zbërthehet nga vetë autorja në momentin kur ajo ka vendosur që ta emërtoj me këtë emër duke i lënë anash shumë tituj, që duke u bazuar në përmbajtje, hipotetikisht do të mund ta kishte emërtuar edhe si: itinerari i një kohe të pakohë.

Fabula e romanit

Romani “Një vit pa stinë” në vija të trasha trajton jetën e të rinjve të shoqërisë sonë në fillim vitin 2020, të një viti të jashtëzakonshëm për shoqërinë tonë dhe për shoqëritë e globit në përgjithësi, pra është një përshkrimi i realitetit aktual kosovar dhe një thirrje për tejkalimin e krizës kolektive dhe individuale.

Ky roman është i ndërtuar mbi bazën e shumë këndvështrimeve që kanë për qëllim të ngjallin shpresë dhe të shtyjnë përpara ndryshimet. Romani nisë me dukurinë e mërgimit të të rinjve nga Kosova. Duke përshkruar pesimizmin apo depresionin kolektiv, që jo pa shkak ekziston në Kosovë, për shkak të të cilit të gjithë kërkojnë shpëtim. Janë këta të rinjtë studentë të fakultetit të Juridikut, që diskutojnë për një mundësi për të emigruar në Amerike.

Laidi personazhi kryesor në roman refuzon tu bashkëngjitet për të migruar, por këtë e bën Doruntina e dashura e tij. Ajo bashkë me grupin largohet nga Kosova duke e lëne Laidin të pikëlluar dhe pa cak për jetën, Në këtë përudhë të zymtë Laidi takon një fëmijë. Ky vogëlush, ndonëse rrjedh nga shtresa më e ulët e shoqërisë, është në fakt një mirazh që shfaqet për të porositur, që të shohim gjërat nga një tjetër perspektivë, jashtë asaj depresive. Pra, një i mitur i braktisur e i pa strehë, thërret personazhin kryesor të këtij tregimi, Laidin, që të shoh ndryshe Kosovën dhe vendlindjen e tij. Nga një tjetër kënd, ndryshe duken kullat e bukura, që janë orakuj në dhomat tona. Kështu e nis udhëtimin e tij prej një avokati Laidi. Ai e kupton se tragjeditë dhe realiteti i tij është vërtet i karakterizuar me de-humanizëm, me humbje jetësh për shkak të shumë gjërave si, jetës së rëndë sociale-ekonomike, kushteve të vështira të punës, etj. Ai mjedis, ku ai jeton kërkon ndihmë dhe jo ta braktisim apo të qëndrojmë duarkryq.

Një personazh tjetër i rëndësishëm në roman është edhe Arina Bregu. Një gazetare që tenton të shpëtoj veten nga realiteti, i cili është jo adoptues për të. Arina në roman paraqitet si një person në ekstremitetin tjetër, në industrinë e famshme të modës, që është fikson i të rinjve, e që përsëri është i pa arritshëm nëse nuk e ka origjinalitetin e vet. Përmes saj dhe shokëve të ngushtë Agnesës dhe Dinit theksohet kriza e individualitet në shoqërinë tonë, posaçërisht e femrës kosovare. Ajo është vajzë e një gruaje të suksesshme ndërmarrëse, por nuk ndihet e përmbushur, sepse jeton midisi dy botëve plot paradokse, varfërisë ekstreme dhe luksit që nuk e lumturon. Ajo lë luksin dhe pasurinë që i ofron e ëma për t’i ndihmuar shoqes së saj të fëmijërisë, Agnesës që të dalë nga kriza dhe inferioriteti i shoqërisë, e sidomos i familjes së saj.

Midis përpjekjeve të Arinës shohim paragjykimet shoqërore, politikën që e ndikon jetën e të gjithëve, profesionalizmin e gazetarisë, botën e modës dhe keqkuptimet. Duket se autorja përmes këtyre personazheve dhe ndodhive që i ngërthen brenda romanit kërkon të gjej shtegun dhe të trokas ndërgjegjshëm, e me takt në egon e secilit. Ajo sheh si të vetmit shpëtimtarë gjeneratat e reja, kërkon që ata të aktivizohen, të bëhen bashkë dhe ta ndihmojnë njëri-tjetrin, si rasti i Arines ndaj Agnesës. Bashkë mund të tejkalojnë çdo kohë krizash, si ajo e pandemisë, e cila në roman paraqitet veç në pjesën e fundit të tij. Shih për këtë gjë mund të them se romani Një vit pa stinë është veç si një fillim i një kohe te pakohë, veç fillimi i pandemisë, e cila do të zgjas edhe për disa muaj, apo edhe për ca vite, gjë që autorja lë shumë gjera pezull, i lë pa i përfunduar. Unë mendoj se këtë e bën me të vetmin qëllim, që të zgjoi kureshtjen e secilit lexues dhe gjithsecili lexues të bëjë zgjidhjen e vetë imagjinare. Kjo mënyrë e të shkruari e zgjon kureshtjen te lexuesit, kjo mënyrë e të shkruarit tashmë edhe është vetëdije letrare artistike te shumë shkrimtarë dhe që s’do mend është edhe te autorja Osmani.

Për fund mund të them se romani “Një vit pa stinë” i shkrimtares Ylfete Aliu Osmani e ka arritur nivelin e duhur artistik dhe është një dhuratë e mrekullueshme për lexuesit.

Autores i dëshirojmë shëndet dhe suksese në të ardhmen, me prurje të reja të ndonjë libri të ri, sepse me këtë roman e ka dëshmuar veten dhe ka dalë e suksesshme në krijimin e artit letrar, sidomos krijimit në prozë.

JU REKOMANDOJMË

TESTAMENT

TESTAMENT
24/04/2026 - 14:41

NIPIT TIM VALJETIT I CILI U KUJDES PËR JETËN TIME DHE PREJ TË CILIT KËRKOJ TË KUJDESET EDHE PËR VARROSJEN TIME Meqenëse kam jetuar duke besuar në mendimin...

Më shumëDetails

Vrasja krimi më i rëndë sipas kodit penal dhe jurisprudencës fetare

Vrasja  krimi më i rëndë sipas kodit penal dhe jurisprudencës fetare
23/04/2026 - 14:41

Autor: Zyhdi Hajzeri- Jurist- Imam Kur flasim për mbrojtjen e jetës në kuadrin e jurisprudencës islame, duhet ta kuptojmë se kjo nuk është thjesht një rregull ligjor si...

Më shumëDetails

Zgjedhjet nuk na bëjnë më të mençur

Zgjedhjet nuk na bëjnë më të mençur
23/04/2026 - 14:39

Nga Blerim Shala Në një bastore imagjinare politike, e cila do të bazohej fund e krye në përvojën e deritashme të rrjedhave politike në vend që nga dimri...

Më shumëDetails

Kapitulli i ardhshëm i Kosovës: Paqe e qëndrueshme në vend, rol më i madh në siguri jashtë vendit

Kapitulli i ardhshëm i Kosovës: Paqe e qëndrueshme në vend, rol më i madh në siguri jashtë vendit
22/04/2026 - 08:36

Shkruan përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker Muajin e kaluar u bënë 27 vjet që kur NATO-ja, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Më shumëDetails

Kosova ka nevojë për pjekuri politike, jo për lodhje institucionale

Kosova ka nevojë për pjekuri politike, jo për lodhje institucionale
20/04/2026 - 14:39

Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, FWV (partia e pamvarur politike), Gjermani Kosova po kalon një periudhë që kërkon më shumë urtësi politike, më shumë përgjegjësi shtetërore dhe më...

Më shumëDetails

‘Varfanjaku i dyshimtë’: Kimete Berisha e kthen lapsin sërish kundër Albin Kurtit

‘Varfanjaku i dyshimtë’: Kimete Berisha e kthen lapsin sërish kundër Albin Kurtit
19/04/2026 - 14:10

Shkruan Kimete Berisha: Varfanjaku i dyshimtë (Kryeministri me popullin - qeveria me Pazarin) ... 1. Varfëria si alibi A është më keq të jesh kryeministër i pasur i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një mashtrim me çmime nga Albi Market i Tahir Humolli, qytetari denoncon vjedhjen në qumësht (Video)

    Edhe një mashtrim me çmime nga Albi Market i Tahir Humolli, qytetari denoncon vjedhjen në qumësht (Video)

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Arrestohet ish- këshilltari i Kurtit, shkak statuset në Facebook për një imam të BIK-ut

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Edhe kompania ALBI e Tahir Humolli kapet nga shteti duke i mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • E rëndë: Kjo ësht 43-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës në Piranë të Prizrenit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kurti nuk ndalet: Vazhdon emërimin e zëvendësministrave, ja kë e emëroi së fundi

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë