Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ja çfarë pritet të ndodhë këto ditë në Hagë në rastin për pengim të drejtësisë

08/09/2026 - 12:59
në Kryesore, Lajme
A A
Specialja rrëzon kërkesën e avokatëve, s’bie poshtë asnjë nga pikat e aktakuzës për ish-krerët e UÇK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Procesi gjyqësor për pengim të administrimit të drejtësisë po hyn në fazën përfundimtare në Dhomat e Specializuara.

Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi akuzohen në këtë çështje.

Dhomat e Specializuara kanë dhënë detaje në lidhje me atë se çfarë do të ndodh ditëve në vijim. Sipas një vendimi të kësaj Gjykate, palët do t’i paraqesin fjalët përfundimtare më dhjetë, njëmbëdhjetë dhe katërmbëdhjetë shtator. Seancat nisin nga ora nëntë e tridhjetë dhe mund të zgjasin deri në shtatëmbëdhjetë e pesëmbëdhjetë.

Prokuroria e Specializuar do të ketë tri orë për të përmbledhur argumentet e saj.

Mbrojtjes së Thaçit i janë ndarë dy orë, ndërsa ajo e Smakajt do të ketë një orë e gjysmë. Ekipet e Kilajt dhe Fazliut kanë nga dy orë secili. Mbrojtja e Kuçit do të paraqitet për dyzet e pesë minuta.

Pas këtyre deklarimeve, Prokuroria mund të përgjigjet brenda një ore. Ekipi i Thaçit do të ketë tridhjetë minuta për komente.

Mbrojtjet e Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit kanë nga pesëmbëdhjetë minuta secila.

Gjyqtari Christopher Gosnell mund t’u parashtrojë pyetje palëve në çdo moment.

Pas përfundimit të kësaj faze, gjykata do të tërhiqet për shqyrtimin e provave dhe argumenteve para marrjes së aktgjykimit

Aktakuza lidhet me ndërhyrjen e pretenduar te dëshmitarët e Prokurorisë. Të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm.

Ky rast është i ndarë nga gjykimi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

JU REKOMANDOJMË

‘‘Çka bëjnë fermerët e vegjël’’, Bajrami: Aventurat e Mujës kanë dëmtuar industrinë e qumështit dhe prodhimin vendor

‘‘Çka bëjnë fermerët e vegjël’’, Bajrami: Aventurat e Mujës kanë dëmtuar industrinë e qumështit dhe prodhimin vendor
08/09/2026 - 12:51

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ministrin në detyrë të Bujqësisë, Armend Mujën për situatën në industrinë e qumështit. Bajrami ka thënë se ‘’aventurat’’...

Më shumëDetails

Abdixhiku për gjashtëshen e LDK-së: “Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!”

Abdixhiku: LDK do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme
08/09/2026 - 12:25

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike, duke shprehur keqardhje për atë që e cilëson si përplasje për...

Më shumëDetails

Policia shqiptare vihet në kërkim të Edi Kuçit: Duhet të sqarohet, tha se ishte konflikt i thjeshtë

Rasti ndaj Edit, Prokuroria e Tiranës del me kërkesë për Jozin
08/09/2026 - 12:16

Një tjetër zhvillim ka dalë në dritë lidhur me ngjarjen ku këngëtari Jozefin Marku dhe shoferi i tij Kristjan Nikolli, janë arrestuar nga Policia. Prokuroria ka kërkuar masën...

Më shumëDetails

Publikohen rezultatet e PISA-s 2025, nuk janë pozitive!

Publikohen rezultatet e PISA-s 2025, nuk janë pozitive!
08/09/2026 - 11:53

Rezultatet e PISA-s 2025 sjellin pak ndryshime në performancën e nxënësve të Kosovës krahasuar me vitin 2022, por njëkohësisht nxjerrin në pah sfida të vazhdueshme në sistemin arsimor....

Më shumëDetails

Hoti kërkon pajtim të madh në LDK, thotë se është urgjente thirrja e konventës!

Hoti kërkon pajtim të madh në LDK, thotë se është urgjente thirrja e konventës!
08/09/2026 - 11:36

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se LDK-ja ka nevojë urgjente për një konventë të madhe, për një PAJTIM të madh për të qartësuar rrugën tonë përpara....

Më shumëDetails

Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive
08/09/2026 - 11:22

Në vitin 1990 nxënësit shqiptarë ishin dëbuar nga objekti i Shkollës Teknike në Obiliq. Prej pas luftës deri këtë vit, ky objekt mbahej i uzurpuar nga disa familje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Rasti i kapitanit të NjSO-ve, mësohet identiteti i policit që u suspendua nga detyra

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • “Jemi të shokuar dhe pa…” – flet për herë të parë babai i Edi pas rastit me Jozin

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Suspendohet pjesëtari i NJRSh-së që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve në stacion policor që ishte përfshirë në konflikt fizik me kapintenin Ahmeti

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë