Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, e ftuar në emisionin “Politiko”, ka komentuar edhe situatën politike dhe prishjen e marrëdhënieve me Albin Kurti.
Osmani gjatë emisionit ka deklaruar se është zhgënjyer nga mosmbajtja e premtimeve, duke thënë se vetë Kurti kishte kërkuar bashkëpunim afatgjatë mes tyre.
“Jam zhgënjyer me besëpremjen, ka qenë vet Kurti që ka propozuar të shkojmë me këtë binomin presidente – kryeministër, ai gjithashtu ka ardhur në zyrën time dhe ka kërkuar bashkëpunim edhe për 10-15 vitet e ardhshme, zotëriu Kurti personalisht në dhjetor të vitit 2025 ka ardhur tek unë dhe ka thënë se dallimet tona ne i kemi operocionalizuar në interes të Republikës së Kosovës, pra e ka bërë të qartë nëpër ato takimet tona të përbashkëta që ne nuk kemi pasur mendime të kundërta sa i përket intervenimit në veri, as sa i përket vendosjes së sovranitetit, as sa i përket strukturave ilegale në veri”, tha ajo në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë.













