Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jasharaj: Ende nxënësit s’janë pajisur me tekste shkollore – Qasja e Kurtit karshi mësimdhënësve është e qëllimshme

22/10/2023 - 08:58
në Lajme
A A
Jasharaj: Ende nxënësit s’janë pajisur me tekste shkollore – Qasja e Kurtit karshi mësimdhënësve është e qëllimshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas më shumë se një muaj e gjysmë nga vendimi i Ministrisë së Arsimit që tekstet shkollore të blihen e më pastaj të kompensohen, ka bërë që shumë nxënës të mbesin pa tekste shkollore. Kështu ka thënë kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj.

Kreu i SBAShK-ut ka thënë se vendimi i MASHTI-t për tekste është i gabuar, teksa dyshon se kjo po bëhet me tendencë nga Qeveria Kurti.

Duke folur për këtë vendim, Jasharaj ka deklaruar se problemi më i madh me furnizim është nga klasa gjashtë deri tek e nënta.

“Nga raportet që i kemi ne, kjo çështje nuk është përmbyllur as deri në momentin që po flas. Ka furnizim me tekste mirëpo jo në tersi të nxënësve dhe fatkeqësisht kemi nxënës ende nëpër klasa që nuk kanë fare tekste dhe një pjesë tjetër e nxënësve që i kanë pjesërisht tekstet. Problemi më i madh është krijuar veçmas me klasën 6-9 ngase tekstet e përdoruara vitin e kaluar kanë qenë të dëmtuara shumë, e një pjesë nuk janë kthyer fare nga nxënësit paraprak”, ka thënë Jasharaj për EO.

Problem me furnizim sipas kryesindikalistit po ndodh te familjet me asistencë sociale. Me këtë rast, Jasharaj ka përmendur edhe një rast kur libraritë kanë kushtëzuar qytetarët që “nëse e dëshiron fletoren e punës së re duhet ta blesh edhe librin bazik”.

“Fletoret e punës kanë qenë tepër të dëmtuara dhe nuk janë të përdorshme dhe kjo ka bërë që mësimdhënësit të ndihën keq për nxënësit të cilët fatkeqësisht na vijnë sidomos nga familjet me gjendje të rënduar ekonomike dhe prindërit e tyre nuk kanë pasur mundësi t’u blejnë fletoret e reja. Sipas informatave tona, uroj që të mos jetë e saktë, kur libraritë kanë paraqit kushte që ‘nëse e dëshiron fletoren e punës të re duhet ta blesh edhe librin bazik’. Pra uroj që ministrja Nagavci të ketë mësuar nga ky vit shkollor dhe të mos e përdor këtë vendim por të vendoset sikur herëve të kaluara madje duke ditur qe tekstet janë të dëmtuara shumë uroj që vitin e ardhshëm të kemi tekste të nga 1 deri 9 falas dhe jo në librari por të paguhen me kohë obligimet që i ka MASHT-I”, u shpreh Jasharaj.

Duke folur për kushtet që i kanë mësimdhënësit, Jasharaj dyshon se kjo po bëhet qëllimisht nga ekzekutivi. Këtë e bazon në kundërshtitë që kanë hasur kohëve të fundit.

“Qeveria edhe qeveritë e kaluara e kanë pasur zë të madh në fushata se arsimin e kanë prioritet, populli mbase ka pritur më shumë nga Qeveria Kurti e cila ka pasur fjalë të mëdha të ndryshimeve por e them me plotë gojën se kjo Qeveri ka dështuar në arsim. Është pritur shumë më tepër janë fol shumë çerdhe, janë përmendur fonde të caktuara që do t’i ndahen arsimit por arsimi me shkumës dhe shpuzë. Beteja nuk do të jetë shumë e suksesshme dhe pastaj sikur bëhet me qëllim kjo që të mos kemi rezultate që në PISA të dalim prapë dobët në mënyrë që të çelet atyre t’i shajnë vetëm mësuesit dhe duke i sharë mësuesit ne kemi arritur në një pozitë çfarë e kemi edhe në shkollat tona një mungesë të madhe të disiplinës dhe gradualisht shteti ka arritur ta zverdhë ta dëmtojë publikisht figurën e mësuesit që nuk ish dashur të bëhet”, u shpreh tutje Jasharaj. /EO/

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë