Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jasharaj-Kurtit: Me vizitën në Frankfurt tregove se ke merak të krijosh ndarje dhe përçarje

11/11/2024 - 16:28
në Lajme
A A
Jasharaj-Kurtit: Me vizitën në Frankfurt tregove se ke merak të krijosh ndarje dhe përçarje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Frankfurt ku pati takim me diasporën atje, tha se e ka me dëshirë që të krijojë përçarje. Në reagimin e tij, Jasharaj thotë se mërgata mund të jenë më punëtorë se qytetarët në Kosovë pasi kanë kushte më të mira pune dhe paga që ua sigurojnë jetën e dinjitetshme.

“Ke thënë se në diasporë qenkan patriotët më të devotshëm. Ka atje atdhetar e njerëz që kanë dhënë shumë për Kosovën, por në Kosovë kishte dhe ka shumë më tepër atdhetarë”, ka thënë mes tjerash kryetari i SBASHK-ut.

Deklarata e plotë pa ndërhyrje:

Kryeministër shpesh deklaratat tua kanë qenë lojë fjalësh sa për të mos thënë asgjë. Në fillim përkrahësit tu, në autobus e kudo krenoheshin me ato që thoshe, por nuk dinin të sqaronin se për çka e ke pasur fjalën dhe nxjerreshin duke u krekosur se Kryeministri ka lexuar shumë dhe nuk mund ta kuptojnë të gjithë kur ai flet. Një paraqitje me lojë fjalësh e pa pasur kuptim konkret ishte edhe ai me mërgatën në Frankfurt. Nuk reagova me nguti se mu deshtë të analizojë , të lidh e të ndërlidh fjalët e fjalitë me ato se a është diaspora apo mërgata brenda në Kosovë e ne të tretur në ndonjë vend tjetër?

Sa e di unë mërgata në shumicën e ditëve të vitit është në Evropë apo kudo në botë duke punuar e jetuar dhe vjen në Kosovë një a dy javë, kurse ne punëtorët në sektorin publik e privat dhe të tjerët tërë vitin jemi në brenda në Kosovë, përveç kur shkojmë për një javë në bregdetin shqiptar, apo dikush për disa ditë te mërgata. Ky është stili yt dhe vazhdo me të, por në këtë fjalimin në Frankfurt tregove se e ke merak të krijosh ndarje përçarje. Mërgata janë farefisi ynë dhe për shumë çka jemi të njëjtë. Ata tani mund të jenë më punëtorë se ne sepse kanë kushte më të mira pune dhe paga që u sigurojnë jetë me dinjitet dhe nuk jetojnë me frikën se çfarë nëse sëmurën dhe çfarë kur të pensionohen.

Por, një gjë tjetër e deklaruar nga ti tregon se e ke me sherr e me qëllim që të krijosh përçarje e deklarime fyerjesh mes nesh dhe mërgatës. Ke thënë se në diasporë qenkan patriotët më të devotshëm. Ka atje atdhetar e njerëz që kanë dhënë shumë për Kosovën, por në Kosovë kishte dhe ka shumë më tepër atdhetarë. Kujto rezistencën paqësore, kujto angazhimin sublim të punëtorëve arsimor për ruajtjen e gjuhës dhe shkollës shqipe në vitet e 90-ta dhe veçmas kujto betejat heroike të Ushtrisë sonë çlirimtare. Fjala patriot a atdhetar lidhet me atdheun. Kryeministër ne ishim dhe jemi në Kosovë e ti më shumë je jashtë.

Ti lufto për votat , por mos vazhdo me mbjelljen e përçarjes.Kryeministër u ndjeva shumë në siklet edhe për një çështje tjetër. Në Tiranë sindikatat nga Ballkani e Evropa flisnin për sindikatat dhe demokracinë dhe e thanë se kur Qeveria ka qasje të gabuar dhe armiqësore ndaj sindikatave godet frymën demokratike sepse nuk ka demokraci pa sindikata. Ti e Murati keni bërë shumë për t’i shuar sindikatat. Kur këto gjëra fliteshin në Konferencën e Tiranës me bëhej sikur të gjithë na shikonin neve të sindikatave nga Kosova dhe sikur donin të na thoshin se gjithë këto vlejnë për shtetin tuaj.

JU REKOMANDOJMË

Eksperti nga Brukseli: KE-ja ta zhbllokojë Kosovën me ide kreative

Eksperti nga Brukseli: KE-ja ta zhbllokojë Kosovën me ide kreative
24/10/2026 - 22:56

Më 15 dhjetor bëhen 4 vjet qëkur Kosova, aplikoi për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkim Evropian. Nga ajo ditë, Brukseli kurrë nuk veproi për...

Më shumëDetails

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki
24/10/2026 - 22:36

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki Lajme Gazeta Express24/10/2026 22:27 Analisti Ben Andoni, i ftuar në një intervistë në lidhje të dretpërdrejtë për...

Më shumëDetails

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë
24/10/2026 - 22:08

Policia ka arritur të shpërndajë protestuesit, të cilët mbrëmjen e sotme iu rikthyen akteve të dhunshme. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, rrugët e kryeqytetit janë boshatisur. Ndërkohë,...

Më shumëDetails

Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë

Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë
24/10/2026 - 21:58

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i njohur si një prej tifozëve më të zjarrtë të Kombëtares shqiptare, është një nga të plagosurit rëndë gjatë protestës kombëtare të studentëve dhe të...

Më shumëDetails

Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro

Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro
24/10/2026 - 21:52

Programi për mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm, i iniciuar nga Ministria e Punës dhe Familjes, synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve në Kosovë përmes subvencionimit të faturave...

Më shumëDetails

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuat në rezistencë paqësore, UÇK e shtetndërtim

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuat në rezistencë paqësore, UÇK e shtetndërtim
24/10/2026 - 21:30

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula gjatë qëndrimit në Hungari ka takuar edhe komunitetin shqiptae që jetojnë dhe veprojnë në Hungari, në një pritje të organizuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Si e komentoni kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend?”, Kurti: Urime…

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Arlind Qorri në gjendje të rëndë flet për Veriu.info pas sulmit që i bëri policia (VIDEO)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë