Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jashari njofton Gjeneralin Scott për të arriturat e FSK-së

24/01/2025 - 13:42
në Kryesore, Lajme
A A
Jashari njofton Gjeneralin Scott për të arriturat e FSK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në takim Gjenerallejtënant Peter K. Scott, Zëvendës Komandant i Komandës së Forcave të Bashkuara në Napoli (DCOM JFCNP). Gjeneral Jashari e informoi Gjeneralin Scott mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në rajon dhe në Republikën e Kosovës.

Pastaj Gjeneral Jashari e njoftoi Gjeneralin Scott për të arriturat e FSK-së në harmoni me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit (PGJT). Gjithashtu Gjeneral Jashari e informoi atë mbi zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së në fushat funksionale luftarake drejt arritjes së kapaciteteve të plota operacionale, në funksion të përmbushjes së misionit të FSK-së.

Po ashtu Gjeneral Jashari theksoi kontributin e FSK-së në arenën ndërkombëtare në ruajtjen e paqes dhe sigurisë duke përfshirë dislokimet e FSK-së jashtë vendit. Në takim u diskutua për mbështetjen e FSK-së për Ukrainën në linjë me objektivat e NATO-së dhe shteteve anëtare. Më specifikisht Gjeneral Jashari e informoi Gjeneralin Scott për kontributin e FSK-së në trajnimin e trupave të Ukrainës, për detyrat luftarake në operacionin “INTERFLEX” dhe trajnimin e kontingjenteve të Ukrainës në EOD. Gjeneral Jashari shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe KFOR-it.

“Gjenerali Scott përgëzoi Gjeneral Jasharin për punën dhe angazhimin në ngritjen dhe avansimin profesional të FSK-së. Gjithashtu ai falënderoi Gjeneral Jasharin për bashkëpunimin dhe konstruktivitetin për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës. Në fund të takimit të dy gjeneralët u pajtuan që në të ardhmen të rrisin më tutje bashkëpunimin”, njofton FSK.

JU REKOMANDOJMË

Në prag të Kuvendit në LDK, Pantina përmend pesë emra për kryetar të ardhshëm

Në prag të Kuvendit në LDK, Pantina përmend pesë emra për kryetar të ardhshëm
28/07/2026 - 22:52

Ish-kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Shqipe Pantina, ka deklaruar se vazhdon të mbetet në të njëjtin qëndrim lidhur me rezultatin e dobët zgjedhor të...

Më shumëDetails

Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani

Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani
28/07/2026 - 22:44

Kongresisti amerikan Joe Wilson thotë se Serbia duhet t’i japë fund varësisë nga energjia ruse, të distancohet nga Moska, Pekini dhe Teherani, si dhe të veprojë plotësisht në...

Më shumëDetails

Muhaxheri shpalos detaje të bisedave me Abdixhikun pas zgjedhjeve të dhjetorit: Tha po japë dorëheqje, i thash kryetar mos u ngut…

Muhaxheri: Abdixhiku pati mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjë kryetar i LDK-së
28/07/2026 - 22:27

Kryetari i Komunës së Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së, Gazmend Muhaxheri, i cili sonte është i ftuar në emision Pressing në T7, ka deklaruar se Abdixhiku...

Më shumëDetails

Muhaxheri: Abdixhiku pati mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjë kryetar i LDK-së

Muhaxheri: Abdixhiku pati mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjë kryetar i LDK-së
28/07/2026 - 22:02

Kryetari i Komunës së Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar se brenda partisë nuk ka pas kryetar që ka qeverisë me mbështetje më...

Më shumëDetails

Dyshohet se falsifikoi dokumentet e pesë veturave për t’i regjistruar në Kosovë – arrestohet Armend Sahiti, pronar i autosallonit “Armando” në Vushtrri

Dyshohet se falsifikoi dokumentet e pesë veturave për t’i regjistruar në Kosovë – arrestohet Armend Sahiti, pronar i autosallonit “Armando” në Vushtrri
28/07/2026 - 21:45

Një aksion i Policisë së Kosovës ka çuar në arrestimin e pronarit të një autosalloni në Vushtrri, pasi i njëjti dyshohet për falsifikim të dokumenteve të automjeteve me...

Më shumëDetails

Ish-zëdhënësi i VV-së demaskon asistentin e Kurtit: Qëndroi prapa një profili fake në vitin 2017

Ish-zëdhënësi i VV-së demaskon asistentin e Kurtit: Qëndroi prapa një profili fake në vitin 2017
28/07/2026 - 21:25

Gazetari Shkodran Hoti, një ish-aktivist e zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, ka zbuluar për herë të parë narrativën e propagandës së LVV-së. I ftuar në emisionin Paradoks me Vehbi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Inspektorati i Punës për rënien e vinçit: Punëtori humbi jetën në vendpunishten e kompanisë “Vllezërit Asllani” me pronar Qazim Asllanaj

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ermal Panduri paralajmëron zbulimin e profilit “Jona Çitaku”, aludon se pas tij qëndron një profesor nga Vushtrria

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Distancohet familja Gjinovci: Informacionet për lidhje me Arkanin lidhen me anën e dajëve të Rronit, jo me ne

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë