Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Ka mjaft dëshmi që e bëjnë përgjegjëse Serbinë”, thotë Osmani në Bruksel për sulmet në Kosovë

04/12/2024 - 19:36
në Lajme
A A
Rezoluta për Srebrenicën -Osmani kujton fjalët e fëmijës që pyeti: Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 4 dhjetor se gjatë takimeve që ka zhvilluar në Bruksel me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian ka kërkuar bashkëpunim dhe që fokusi të jetë në parandalimin e “sulmeve të reja terroriste”, pas sulmit në Zubin Potok.

Më 29 nëntor, kanali i Ibër-Lepencit në Zubin Potok u sulmua me mjete shpërthyese. Kosova e ka cilësuar shpërthimin si sulm terrorist dhe e ka fajësuar Serbinë për të.

Beogradi ka mohuar përfshirjen dhe e ka dënuar sulmin.Edhe Bashkimi Evropian e ka cilësuar “akt terrorist” dhe “akt sabotues” sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës.

Osmani foli për gazetarët pas takimeve që zhvilloi fillimisht me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe më pas me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.Presidentja tha se në këto takime është biseduar për sulmin e fundit në Zubin Potok ndaj kanalit të ujit dhe për rreziqet e reja që mund t’i vijnë Kosovës nga sulme të tjera eventuale.

Ajo tha se në takimet në Bruksel ka rikonfirmuar gatishmërinë e plotë të Kosovës për të ftuar partnerët ndërkombëtarë që të marrin pjesë në hetime për shpërthimin e 29 nëntorit.“Duhet të kërkohet përgjegjësi për sulmet e vazhdueshme të cilat Serbia, nëpërmjet strukturave të saj ilegale, po i kryen kundër Kosovës”, tha ajo.

E pyetur se sa janë bindëse dëshmitë që i ka paraqitur Kosova sa i përket përgjegjësisë së Serbisë për këto sulme, pasi që disa zyrtarë evropianë kanë deklaruar se nuk duhet nxituar me paragjykime rreth fajësisë, Osmani tha se ka mjaft dëshmi që e bëjnë përgjegjëse Serbinë.“Institucionet e Kosovës asnjëherë nuk merren me paragjykime, por me prova konkrete. Personat e arrestuar janë anëtarë të organizatës terroriste ‘Mbrojtja Civile’. Anëtarët e kësaj organizate edhe emërohen nga Serbia, edhe paguhen nga Beogradi zyrtar. Edhe po të mos ekzistonte asnjë lidhje tjetër, vet fakti që këta persona janë zyrtarë të Beogradit, paguhen, mbështeten, trajnohen për sulme të tilla nga Beogradi, dëshmon mjaftueshëm për përfshirjen e Serbisë”, tha presidentja Osmani.

Osmani iu referua një nga dy organizatave, që Qeveria e Kosovës ka shpallur terroriste vitin e kaluar.Presidentja e Kosovës po ashtu tha se sulmi i fundit në Varragë të Zubin Potokut, sipas ekspertëve, është kryer nga profesionistë të cilët është dashur që për një sulm të tillë të kenë trajnim ushtarak.

“Ne e kuptojmë se vendet e BE-së dhe NATO-s kanë procedurat e tyre për të konfirmuar përgjegjësinë e dikujt. Ato edhe mund të zgjasin shumë, megjithatë sa i përket Kosovës, këtu nuk kemi të bëjmë as me paragjykime, e as me deklarata politike, por me konstatime që bazohen në prova”, tha Osmani.“Është taktikë për të larguar vëmendjen nga autorët e vërtetë të një sulmi të tillë. Taktika të tilla, Serbia ka bërë edhe në të kaluarën. Ka bërë gjatë luftës në Kroaci, duke shfrytëzuar struktura paramilitare, duke pretenduar se Serbia nuk ka të bëjë asgjë me ta. Pra, taktika ‘gjuaje gurin dhe fshehe dorën’. E njëjta taktikë është përdorur edhe në sulmin e shtatorit të vitit 2023, e edhe tani”, tha ajo, duke shtuar se Kosova bashkëpunon me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar çfarëdo skenari për ndonjë sulm eventual në të ardhmen.

Më 24 shtator 2023, në Banjskë të Zveçanit një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës duke vrarë një polic. Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi u vranë tre sulmues serbë.Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar përfshirjen.

Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiqi, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.Kosova ka kërkuar arrestimin dhe ekstradimin e Radoiçiqit në Kosovë, teksa ai besohet se gjendet në Serbi.

Osmani tha se në takimet që ka zhvilluar të mërkurën në Bruksel ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës dhe shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, që Prishtina e ka dorëzuar në Bruksel dy vjet më parë, por që nuk është vendosur fare në rend dite nga institucionet e bllokut evropian.Ndërkaq, vitin e kaluar BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të tensioneve në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe.

Sa i përket masave ndëshkuese, që i cilësoi të padrejta, presidentja kosovare tha se ka kërkuar nga Costa dhe Metsola që të ndihmojnë për të siguruar mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të BE-së për heqjen e tyre.Ndryshe, Osmani do të vazhdojë vizitën e saj në Bruksel edhe më 5 dhjetor dhe do të zhvillojë takime në selinë e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s. /REL

JU REKOMANDOJMË

Tension dhe përplasje në ditën e pestë të protestës para Ministrisë së Arsimit

Tension dhe përplasje në ditën e pestë të protestës para Ministrisë së Arsimit
17/10/2026 - 15:47

Protesta e të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë vijon për të pestën ditë radhazi, e shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.Gjatë...

Më shumëDetails

Abdixhiku me bashkëpartiakë bëjnë homazhe për heroin Idriz Rrecaj në Skenderaj

Abdixhiku me bashkëpartiakë bëjnë homazhe për heroin Idriz Rrecaj në Skenderaj
17/10/2026 - 15:23

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë të partisë, ka bërë homazhe në Skenderaj në nderim të heroit Idriz Rrecaj.Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, e...

Më shumëDetails

Kolona në Morinë, automjetet që po hyjnë nga Kosova në Shqipëri po kontrollohen

Kolona në Morinë, automjetet që po hyjnë nga Kosova në Shqipëri po kontrollohen
17/10/2026 - 15:16

Kolona të gjata automjetesh janë krijuar të shtunën në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Të gjitha automjetet po i nënshtrohen kontrollit nga zyrtarët, por kësaj radhe raportohet...

Më shumëDetails

Studenti: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin

Studenti: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin
17/10/2026 - 14:56

Një prej studentëve që merr pjesë në protestat në Tiranë ka pranuar se mban kontakte të vazhdueshme me studentë në Serbi dhe se me ta diskutohen mënyrat e...

Më shumëDetails

Tri shtete evropiane urojnë Presidenten Shiroka Pula, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Tri shtete evropiane urojnë Presidenten Shiroka Pula, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën
17/10/2026 - 14:44

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar letra urimi nga Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë, me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës...

Më shumëDetails

“Për faqe të zezë”, Universiteti i Prishtinës renditet gati i fundit nga Times Higher Education

“Për faqe të zezë”, Universiteti i Prishtinës renditet gati i fundit nga Times Higher Education
17/10/2026 - 14:29

Universiteti i Prishtinës është renditur në grupin e fundit të rangimit botëror të universiteteve, sipas Times Higher Education. Në rangimin botëror të universiteteve për vitin 2027, i cili...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Faton Peci, Kushtrim Mehaj dhe Ylber Shamolli

    Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Inspektorati gjobit kompaninë “RIGA PHARM” për mashtrim me çmime në Prishtinë dhe Podujevë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë