“Në protestë ka pasur edhe veteranë të ardhur nga shumë vende të Kosovës. Ata nuk janë hajgarexhinj, atyre nuk mundesh t’u tregosh si të sillen dhe çfarë fjalori të përdorin. Po, ka pasur potencial që të ndodhte diçka e tillë, sepse ata u hidhëruan edhe më shumë me aksionin policor, ku pati edhe rrahje. Ka pasur rekrutime në polici. Edhe mafia rekruton ndonjë polic për qëllimet e veta, lëre më një parti politike që funksionon kështu dhe është shumë efektive për ta bërë këtë punë”, tha Berisha në Blic Interview me Astrit Gashin.
Bajrami i kërkon Prokurorisë Speciale t’i hetojë tenderët njëburimorë: Janë bërë praktikë qeverisëse, bashkë me ta edhe korrupsioni
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ‘’tenderët njëburimorë janë kthyer në praktikë qeverisese, e bashkë me ta edhe...
Më shumëDetails













