Liqeni i Ujmanit është futur në listën e destinacioneve për shumë kosovarë, që më herët, kanë hezituar ta vizitojnë shkaku i shqetësimeve për sigurinë.
Numër i madh i tyre e kanë vizituar ditët që lamë pas.
Por shpërthimi që ndodhi para disa dite, ku u dëmtuan dy vetura të pushuesve, ka bërë që ky vend të zbrazet nga vizitorët.
Lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ku thotë se propaganda e LVV ka qenë e fokusuar në atë se ka shtri sovranitet dhe integritet në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ku thotë se këto ditë e kanë shfrytëzuar edhe liqenin e Ujmanit, duke thënë se tani për herë të parë qytetarët e Kosovës po munden ta shfrytëzojnë atë.
“Ka kohë që për shkak të dështimeve të kësaj qeverie, përformancës tejet të dobët në cdo aspect, tash propaganda e LVV ka qenë e fokusuar në atë se ka shtri sovranitet dhe integirtet në pjessën veriore të Mitrovicës, e ka shfrytëzu shumë këto ditë edhe liqenin e Ujmanit, duke thënë se sihfne për herë të parë qytetarët e Kosovës, po munden me shfrytëzu liqenin e Ujmanit edhe atë duke postuar video duke intervistuar qytetarët duke thënë se e falenderojnë Albin Kurtit për këtë mundësi”, tha ajo.
Tutje, ajo thotë se kanë informacione se qytetarët që e kanë shfrytëzuar liqenin e Ujmanit, kanë qenë grupe të organizuara nga LVV, të cilët kanë pas për qëllim promomvimin gjoja punën e mirë të kësaj qeverie.
Kadrijaj thotë se me këtë qeveri nuk ka sovranitet dhe integritet, pasi që qytetarët atje është dashtë të qëndrojnë nën mbrojtjen e Njësisë Speciale.
“Kjo ka qenë një propagandë e LVV, dhe sipas informacioneve që kemi këta qytetarë që e kanë shfrytëzu liqenin e Ujmanit kanë qenë grupe të organizuara nga Lëvizja Vetvendosje, dhe të cilët e kanë shfrytëzuar këtë momendum për ta promovuara gjoja punën e mirë të kësaj qeverie, për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit, dhe kjo po shihet se nuk ka sovranitet dhe integritet dhe shfrytëzim të liqenit të Ujmanit, se qytetarët atje është dashtë të qëndrojnë por të ruhen nga njësia speciale e policisë së Kosvoës.
Ju e pat që gjuajtën dhe askush nuk po merr përgjegjësi dhe ende nuk është zbuluar kryesi i atij sulmi të liqeni i Ujmanit. Sa i përket sovranitetiet dhe integritetit, kjo qeveri ka dëmtu subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ka cenu edhe sovranitetin dhe integritetin sepse për shkak të veprimeve të pamatura dhe të pa koordinuara me aleatët tanë”, përfundoi Kadrijaj.













