Vehbi Kajtazi, analist, ka komentuar fotografinë e Hisen Berishës, deputet i PDK-së, me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn, i cili dyshohet për përfshirjen në një aferë financiare në Slloveni.
Kajtazi e ka komentuar në mënyrë kritike këtë fotografi.
Kajtazi ka shkruar se sikur të ishte kryetar i PDK-së, do ta kishte përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i PDK-së.
“O veç sot te isha kane kryetar i PDK-se. Pa mberri ne Prishtine, Hisen Berishen e kisha perjashtu nga grupi parlamentar” – ka shkruar Kajtazi.













