Finalja e Kupës së Botës 2026 nuk do të vendosë vetëm fatin e trofeut më të rëndësishëm në futboll, por edhe një rekord financiar.
Argjentina ose Spanja do të fitojnë shpërblimin më të madh të dhënë ndonjëherë për një kampion bote.
FIFA ka vendosur një premio prej 50 milionë dollarësh për federatën që do të ngrejë trofeun në stadiumin MetLife në New Jersey. Me përfshirjen edhe të shumës prej 1.5 milionë dollarësh të dhënë për përgatitjet, kampioni i botës do të arkëtojë gjithsej 51.5 milionë dollarë nga FIFA.
Rritja e shpërblimeve gjatë dekadave ka qenë e jashtëzakonshme. Italia mori 2.2 milionë dollarë për triumfin në vitin 1982, ndërsa Argjentina në vitin 2022 fitoi 42 milionë dollarë pas suksesit në Katar.
Lista e shpërblimeve të kampionëve:
1982 – Itali: 2.2 milionë dollarë
1986 – Argjentinë: 2.8 milionë dollarë
1990 – Gjermani Perëndimore: 3.5 milionë dollarë
1994 – Brazil: 4 milionë dollarë
1998 – Francë: 6 milionë dollarë
2002 – Brazil: 8 milionë dollarë
2006 – Itali: 20 milionë dollarë
2010 – Spanjë: 30 milionë dollarë
2014 – Gjermani: 35 milionë dollarë
2018 – Francë: 38 milionë dollarë
2022 – Argjentinë: 42 milionë dollarë
2026 – Argjentinë ose Spanjë: 50 milionë dollarë












