Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KDI-ja kërkon nga Kuvendi më shumë angazhim në ligjvënie dhe mbikëqyrje të Qeverisë

10/09/2024 - 12:34
në Lajme
A A
KDI-ja kërkon nga Kuvendi më shumë angazhim në ligjvënie dhe mbikëqyrje të Qeverisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Instituti Demokratik i Kosovës, kërkon nga Kuvendi të shmang mangësitë për të cilat thotë se kanë karakterizuar sesionin pranveror dhe sesionet e mëhershme.

Në kërkesë thuhet se kjo duhet të bëhet me planifikim të mirëfilltë të seancave dhe organizim të seancave çdo javë, pjesëmarrje të rregulltë të deputetëve në punimet e Kuvendit, rritje të mbikëqyrjes ndaj ekzekutivit, rol më aktiv të kryetarit të Kuvendit në zbatimin e Rregullores, dhe garantimin e transparencës së Kuvendit ndaj publikut.

KDI-ja thotë se Kuvendi gjithashtu duhet të miratojë gjatë sesionit vjeshtor edhe Kodin e Sjelljes së Deputetëve, i cili për disa muaj po pret miratimin përfundimtar.

Kjo kërkesë u bë pas një konferencë për media, ku KDI-ja shpalosi raportin vlerësues për punën e Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit pranveror janar-korrik 2024.

Më poshtë mund të lexoni kumtesën e plotë:

Violeta Haxholli, menaxhere e projektit tha se Kuvendi gjatë këtij sesioni ka shënuar një rënie në aktivitetin e tij, duke vënë theksin se për gjithsej 13 javë pune nuk janë organizuar fare seanca. Nga janari deri në fund të muajit korrik, Kuvendi zhvilloi 29 seanca, 10 prej të cilave ishin seanca plenare, kurse për shkak të mungesës së kuorumit kishte 7 vazhdime të këtyre seancave. Ndërsa, janë mbajtur edhe 6 seanca të jashtëzakonshme dhe 6 seanca solemne.

Përkundër rekomandimeve të vazhdueshme të KDI-së për planifikim më të mirë dhe racional të punës, rendi i ditës për të gjitha seancat e rregullta ishte i stërngarkuar dhe nuk arriti të trajtohet asnjëherë në tërësi. Si rezultat, pikat e rendit të ditës kanë vazhduar të barten nga seanca në seancë. Shkak kryesor për mosrealizim të rendit të ditës mbetet mungesa e kuorumit të nevojshëm. Vetëm në këtë sesion deputetët munguan 525 herë, apo mesatarisht për çdo seancë munguan 24,3% e deputetëve.

Haxholli shtoi se përgjatë sesionit janë miratuar gjithsej 36 projektligje, numër ky më i ulët se sa në sesionin e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin miratuar 44 projektligje. Shprehur në përqindje, agjenda e Kuvendit është përmbushur 28%. Nga 36 projektligje të miratuara, vetëm 3 projektligje janë pjesë e agjendës legjislative të ekzekutivit të vitit 2024, që do të thotë se më pak se 1% e agjendës legjislative 2024 të Qeverisë është miratuar gjatë këtij sesioni. Të tjerat projektligje që u miratuan ishin ato që për vite kishin mbetur në procedurë.

Miratimi i projektligjeve është përcjellë me një dinamikë jouniforme dhe të pa balancuar. Për shembull në 3 muajt e parë të sesionit pranveror janë miratuar vetëm 2 projektligje, kurse 3 muajt pasues 34 të tjerë. Në anën tjetër, 44 projektligje ende mbesin në procedurë, ndër to 22 projektligje nga agjenda e Qeverisë e vitit 2024.

Ndonëse kishte më pak raste të përdorimit të gjuhës joparlamentare në seanca, situata ishte ndryshe në mbledhjet e komisioneve, veçanërisht në mbledhjet e komisioneve hetimore. Në mjaft raste deputetët iu drejtuan njëri-tjetrit me shprehje ofenduese.

Sa i përket mbikëqyrjes parlamentare, Haxholli shtoi se gjatë këtij sesioni nuk u ftua asnjë herë në raportim Kryeministri dhe nuk u organizuan interpelanca. Megjithatë, deputetët parashtruan 110 pyetje për Qeverinë, ndonëse numri i pyetjeve krahasuar me sesionin pranveror të vitit të kaluar ishte më i ulët. Pyetjet u përsëritën disa herë për shkak të mungesës së përgjigjeve nga ana e ministrave, duke çuar në rritje të numrit të pyetjeve të parashtruara. Qeveria në përgjithësi ofroi vetëm 33 përgjigje, ndërsa përgjigje nuk kanë ofruar Kryeministri Kurti të cilit i janë parashtruar pyetje 36 herë dhe disa nga ministrat e kabinetit si, ministri Xhelal Sveçla, ministrja Arbërie Nagavci e ministrja Rozeta Hajdari. Ministri Hekuran Murati ka ofruar vetëm dy përgjigje ndonëse i janë parashtruar pyetje 28 herë.

Haxholli foli gjithashtu edhe për temat kryesore gjatë këtij sesioni, ndërsa prej tyre u veçuan diskutimet rreth Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave, Projektligji i ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe përfundimi i draftimit të Kodit të Sjelljes nga Komisioni për Legjislacion, por i cili ende pret miratimin përfundimtar në seancë.

Puna e 14 komisioneve parlamentare gjatë sesionit pranveror u kornizua në gjithsej 193 mbledhje në të cilat janë përfshirë edhe dëgjimet publike dhe dëgjimet mbikëqyrëse. Ndërsa komisionet hetimore mbajtën 36 mbledhje. Komisionet ftuan në raportim 15 herë përfaqësuesit e ekzekutivit, mesatarisht një raportim për komision.

Gjatë sesionit kanë vazhduar punimet për rikthimin e sistemit të votimit elektronik pas plot 3 viteve qëkur ai ishte jashtë funksionit. Kjo ka bërë qe edhe në këtë sesion të votohet “me dorë” gjë që në disa raste ka vënë në dyshim numërimin e saktë të votave. Në anën tjetër, disa nga komisionet vazhduan të mos publikojnë procesverbalet dhe transkriptet nga mbledhjet e komisioneve, siç e parasheh Rregullorja e Kuvendit. Ndërsa, Kuvendi vazhdoi të mos publikojë asnjë informacion lidhur me mbledhjet e komisioneve ad-hoc dhe hetimore.

Në javën e fillimit të sesionit vjeshtor, KDI kërkon nga Kuvendi të shmang mangësitë që kanë karakterizuar sesionin pranveror dhe sesionet e mëhershme, me planifikim të mirëfilltë të seancave dhe organizim të seancave çdo javë, pjesëmarrje të rregulltë të deputetëve në punimet e Kuvendit, rritje të mbikëqyrjes ndaj ekzekutivit, rol më aktiv të kryetarit të Kuvendit në zbatimin e Rregullores, dhe garantimin e transparencës së Kuvendit ndaj publikut.

Po ashtu Kuvendi duhet të miratojë gjatë sesionit vjeshtor edhe Kodin e Sjelljes së Deputetëve, i cili për disa muaj po pret miratimin përfundimtar.

Ky raport është rezultat i një hulumtimi që është realizuar në kuadër të projektit ““Të rinjtë dhe Shoqëria Civile për Integritet” [Eng: Youth and Civil Society for Integrity], i cili financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), në Prishtinë. Përmbajtja e këtij raporti është përgjegjësi vetëm e Institutit Demokratik të Kosovës, dhe jo doemos reflekton qëndrimet e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).

Të dhënat dhe analizat në këtë raport burojnë nga monitorimi sistematik fizik dhe elektronik i punës së Kuvendit nga monitoruesit e KDI-së.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë