Deputetët e Kuvendit të Kosovës me angazhimine tyre, po të kalkulohen në orë pune, dalin super të paguar, po vlerëson drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi.
Ky reagim i tij, vie pas situatës së krijuar ku sot në njërën prej hapësirave të Kuvendit të Kosovës, ngjau një përplasje e ashpër mes deputetit të Vetëvendosjes Dimal Basha ndaj qasjes dhe kërkesave të kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt.
”Skuquni! Po të maten me orë pune, deputetët me angazhimin e tyre në punë dalin super të paguarit nga të gjitha pozitat e tjera publike. Shto këtu edhe pushimet e gjata të verës, seancat e rralla, mosaktivitetin (e disave) në komisione, e madje edhe protestat e kohëpaskohshme, dro të dalin 10 fish më të paguar se secili që merr pagë nga buxheti.
Kështu që, së paku kur flitet për paga, t’i bihet nga pak gojës kapak. Se vështirë të dëgjohet deputeti të flasë për pagën e dikujt pa u skuqur!
Në këtë rast: Skuquni!”













