Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Keqpërdorim masiv nga Drejtoria e Shëndetësisë në Mitrovicë, blen dhjetëra produkte identike me çmim deri 833 % më shtrenjtë se sa Drejtoria e Arsimit

07/11/2024 - 17:25
në Ekonomi, HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Keqpërdorim masiv nga Drejtoria e Shëndetësisë në Mitrovicë, blen dhjetëra produkte identike me çmim deri 833 % më shtrenjtë se sa Drejtoria e Arsimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në bazë të ligjit për prokurimit publik komunat janë autoritet kontraktues, për llogari të të cilave shpallen tender dhe lidhen kontrata me operator ekonomik. Veriu.info ka hulumtuar dy kontrata të lidhura nga autoriteti kontraktues, Komuna e Mitrovicës, për furnizim me material higjeniko-sanitar. Kontrata e parë është lidhur më datë 06.07.2023 me kompaninë “KIGA” Sh.P.K. me titull “Furnizim me material higjenik për mirëmbajtje Higjeniko-Sanitare të Institucioneve Arsimore” (Hape KËTU). Kjo kontratë është nënshkruar nga zyrtari përgjegjës i prokurimit për “Autoritetin Kontraktues: Komuna e Mitrovicës”. Zyra Kombëtare e Auditimit në disa raste iu ka dhënë vërejtje autoriteteve kontraktuese se nuk mund të lidhin kontrata dyfishta për të njëjtin shërbim, por kjo duket se nuk është marrë parasysh nga Komuna e Mitrovicës, pasi që ky autoritet kontraktues ka lidhur kontratë pesë muaj më vonë pikërisht me kompaninë “KIGA” Sh.P.K., 27.11.2023 me titull “Furnizim me material Higjenik-Sanitar për Institucioneve Shëndetësore dhe institucione tjera Komunale” (Hape KËTU).

Veriu.info ka gjetur se kontrata parë është lidhur me vlerë 120 mijë euro, ndërsa kontrata e dytë është lidhur me vlerë prej 100 mijë euro. Pra, dy kontrata të ndryshme me të njëjtën kompani janë lidhur nga Komuna e Mitrovicës për furnizim me material të njëjtë, por me çmime të ndryshme të artikujve.

Nr 5090-081 KONTRATA- KIGA Arsim Nr 11569-254 KONTRATA- KIGA Shendetesi

Dyshimi se ka abuzim me paranë publike shihet haptazi kur analizohen çmimet e artikujve furnizues te kontrata e dytë e lidhur, siç thuhet, për nevojat e institucioneve shëndetësore.

Veriu.info ka analizuar çmimet e artikujve që gjenden në kontratën e nënshkruar në korrik 2023 për nevojat e institucioneve Arsimore dhe çmimet e artikujve që gjenden në kontratën e nënshkruar në nëntor 2023 për nevojat e institucioneve shëndetësore, ani pse furnizimet në bazë të dy kontratave i bën kompania e njëjtë, “KIGA” Sh.P.K..

Nga hulumtimi kemi gjetur se kontrata e dytë e nënshkruar për nevojat e Drejtorisë së Shëndetësisë që udhëhiqet nga drejtori Fahri Shabani, ka abuzime masive me fryerje të çmimeve për artikujt e kërkuar në raport me kontratën e parë të nënshkruar për nevojat e Drejtorisë së Arsimit që udhëhiqet nga drejtoresha Drita Kadriu.

Duke qenë se shkrimin e parë e kemi nisur me raportim për abuzim me çmimin e furnizimit me sapun, po vazhdojmë pikërisht me të njëjtin produkt, ku shihet se me artikullin “sapun për duar 90 gr. Palmolive” kur furnizohet Drejtoria e Shëndetësisë e udhehequr nga Fahri Shabani nga “KIGA” Sh.P.K., Komuna e Mitrovicës do të paguaju 1.2 euro, ndërkaq kur me të njëjtin sapun furnizohet Drejtoria e Arsimit e udhëhequr nga Drita Kadriu, atëherë Komuna e Mitrovicës do të paguaj vetëm 0.5 euro.

Nëse e lexoni shkrimin vetëm deri në këtë pjesë, atëherë do të mund të thoni se është keqpërdorim, por jo i madh, pasi që kemi një diferencë vetëm prej 0.7 euro për artikullin numër 1 në kontratë.

Abuzimi flagrant me paranë publike shihet diku tjerë, me saktësisht te artikulli i furnizimit numër 2 ”Letër për duar H-3 e avancuar (15×250 fletë) dhe 23×24.8cm) dy palësh 12 tuba/1pako”, që në të dy kontratat mbanë të njëjtin numër rendor. Fjala është për furnizim me letër për duar, ku Drejtoria e Arsimit (Kontrata 1) furnizohet me një komplet letër me çmim prej 6 euro, përderisa Drejtoria e Shëndetësisë (Kontrata 2) furnizohet me një komplet të njëjtë letre me çmim marramendës prej 50 euro. Pra, Drejtoria e Shëndetësisë të njëjtin komplet letre e blen me çmim 833,3 % më shtrenjtë nga e njëjta kompani se sa Drejtoria e Arsimit.

Për këtë artikull duhet të bëjmë një sqarim shtesë pasi që në kontratën e parë nuk është emërtimi i plotë për shkak të hapësirë, për dallim nga kontrata e dytë ku është emërtimi i plotë. Për të sqaruar situatën dhe për të dëshmuar se është produkti identik, kemi gjetur dosjen e tenderit të shpallur, ku në versionin word të dosjes, shihet emërtimi i plotë i artikullit numër 2 dhe kuptohet saktësisht se kemi të bëjmë me të njëjtin produkt dhe të njëjtin emërtim. (Hape dosjen e tenderit KËTU)

Abuzimi me çmime në furnizim për të njëjtin autoritet kontraktues, Komunën e Mitrovicës, vazhdon te artikulli numër 3 (Xhoker me kofë me mekanizëm për shfrydhje ose ekuivalent), ku kur “KIGA” Sh.P.K. furnizon në bazë të kontratës së parë paguhet 6 euro për copë, ndërsa kur furnizon në bazë të kontratës së dytë paaguhet nga paratë publike 8 euro për copë. Pra, në të dy rastet paguhet nga buxheti i Komunës së Mitrovicës dhe të dyja kontratat janë nënshkruar në emër të kësaj komune nga zyra e prokurimit.

Dyshimi i bazuar se kontrata e dytë është lidhur për të abuzuar me çmime dhe për pasojë edhe me paranë publike, vërehet edhe të artikulli “Foli alumini 10m x 30cm”, ku në kontratën e parë çmimi për copë është 1.5 euro, ndërsa në kontratën e dytë parë çmimi për copë është 6 euro. Keqpërdorimin dhe abuzimin me çmime të folive të aluminit në kontratën e nënshkruar për nevoja të Drejtorisë së Shëndetësisë e vërteton edhe artikulli 102, ku një foli alumini 30 metra x 30cm do të paguhet 3 euro. Pra, dyfish më shenjtë kushtojnë 10 metra x 30cm foli (artikulli 30), se 30 metra x 30cm.

Gjatë krahasimit të çmimeve të dy kontratave kemi parë se artikulli “Detergjent për heqjen e njollave 500 ml”, kur furnizohet Drejtoria e Arsimit e Komunës së Mitrovicës kushton 1.5 euro, ndërsa kur furnizohet Drejtoria e Shëndetësisë kushton 3 euro.

Çmim dyfish më të shtrenjtë do të paguaj Komuna e Mitrovicës edhe për artikullin “Shampon për makinë industriale” kur porosit Drejtoria e Shëndetësisë, sepse në kontratën me “KIGA” Sh.P.K. ku artikull është 10 euro, ndërsa në kontratën që e njëjta kompani ka nënshkruar për nevojat e Drejtorisë së Arsimit ky artikull do të kushtoj vetëm 5 euro.

Abuzimi me çmimet e materialeve higjenike nuk përfundon me kaq, pasi që artikulli “Air wick – Aroma Mbushës ose ekuivalent”, kur në “KIGA” Sh.P.K. porositet nga Drejtoria e Arsimit me drejtoreshë Drita Kadriun, i kushton Komunës së Mitrovicës 3 euro. Ndërkaq, kur i njëjti artikull porositet në “KIGA” Sh.P.K. nga Drejtoria e Shëndetësisë e udhëhequr nga drejtori Fahri Shabani, komuna do të duhet të paguaj 10 euro.

Edhe për artikullin “Shenja larmuese plastike për sipërfaqe të rrëshqitshme”, në kontratën për nevojat e Shëndetësisë ka fryerje të çmimit, pasi që ky artikull aty kushton 8 euro, ndërsa në kontratën e sektorit të arsimit kushton 5.5 euro.

Se përse nuk është shfrytëzuar kontrata e lidhur kontrata për material higjenik e nënshkruar në muajin korrik 2023, por është dashur të shpallet edhe një tender tjetër me kërkesë të sektorit të shëndetësisë dhe të nënshkruhet kontratë e re paralele për autoritetin kontraktues në nëntor 2023, kuptohet nga çmimet e artikujve në vazhdim, ku “KIGA” Sh.P.K. në kontratën e dytë ka çmime abuzime nëse krahasohen me kontratën e parë.

Për artikullin “Karrocë për pastrim 1/1 24 litër:, Drejtoria e Arsimit paguan vetëm 30 euro, përderisa për të njëjtin artikulli kur porosia bëhet nga Drejtoria e Shëndetësisë operatori ekonomik do të paguhet 70 euro nga buxheti i komunës.

Çmim përafërsisht i fyerë është edhe për “Karrocë për pastrim 2/1 24 litër”, ku Drejtoria e Arsimit një artikull të tillë nga “KIGA” Sh.P.K. e blen për vetëm 40 euro, përderisa Drejtoria e Shëndetësisë e blen për 90 euro.

Lista gjatë e çmimeve të fryera nga kontrata e dytë (shëndetësisë) në raport me kontratën e parë (arsimit) vazhdon me artikullin “Fshisë për merimanga me bishtë”, ku një fshisë e tillë sipas kontratës së nënshkruar për nevojat e institucioneve arsimore paguahet 15 euro. Ndërsa, kur sektori i shëndetësisë furnizohet me të njëjtën fshisës komuna duhet të paguaj 30 euro.

Çmim drastikisht më i madh është edhe për artikullin “Brusha për pastrimin  e dyshemeve”, ku një njësi e saj sipas kontratës së arsimit është 1 euro, ndërsa sipas kontratës për nevojat e shëndetësisë është 3 euro. Edhe “Vim pluhur” ka çmim abuzues, pasi që për shëndetësi një vim kushton 2 euro, përderisa kur porositet nga arsimit 0.8 euro. Çmim akoma më të fryer se për vim, është të artikuli “Pastë për pastrimin e duarve” ku Drejtoria e Arsimit (kontrata e parë) e blen nga “KIGA” Sh.P.K. për 0.8 euro, kurse të njëjtin artikull dhe nga e njëjta kompani, Drejtoria e Shëndetësisë e blen për 3 euro.

Artikujt e fundit që kemi gjetur me çmime abuzuese për nga renditja, por jo edhe për nga rëndësia, janës shportat për mbeturina, ku një “Shportë për mbeturina e plastikës me pedale për hapjen e kapakut për mbetje medicinale (60-70)L” nga sektori i arsimit (artikulli 80) paguhet me kontratë të ”KIGA” Sh.P.K. me çmim prej 10 euro, ndërkaq një “Shportë për mbeturina e plastikës me pedale për hapjen e kapakut për mbetje medicinale (50-60)L” kur porositet nga sektori i shëndetësisë (kontrata dy, artikulli 86), paguhet nga buxheti i komunës me çmim prej 35 euro. Pra, 25 euro më shtrenjtë.

Abuzimi i parave të Komunës së Mitrovicës nga sektori i shëndetësisë me shporta të mbeturinave nuk përfundon me kaq, pasi që për artikullin “Shportë për mbeturina e plastikës me rrota pedale për hapjen e kapakut (120)L”, kur porositet te “KIGA” Sh.P.K. nga sektori i shëndetësisë paguhet 30 euro, ndërsa kur e njëjta porositet te “KIGA” Sh.P.K. nga sektori i arsimit paguhet 20 euro apo 10 euro më pak.

Si duket shportat e mbeturinave janë pika më e dobët abuzuesve, pasi që gati dyfishim të çmim nga kontrata e shëdetësisë në raport me kontratën e arsimit ka edhe te artikulli “Shportë për mbeturina me rrota dhe me kapak 120 litër”, pasi që një shportë e tillë nga shëndetësia paguhet 30 euro, kurse nga sektori i arsimit vetëm 18 euro.

(Pamjet e artikujve në foton kryesore të lajmit janë ilustrim dhe jo domosdoshmërisht pasqyrojnë pamjen e produktit identik të raportuar në tekst)

Çmime të fryera në tender: Drejtoria e udhëhequr nga Fahri Shabani furnizohet me “Domestos” për QKMF me çmim 146% deri 175,9 % më të lartë se sa çmimi në market (Foto/Dokument)

Skandal: Drejtoria e Fahri Shabani blenë sapunë me tender për QKMF me çmim 307% më të lartë se sa çmimi në market (Dokument)

“Kojshia i mirë s’ka të pagum”/Skandali i marrëveshjes pas aksionit të policisë, drejtori Shëndetësisë dhe pronari i “Avicena” del se i kanë bizneset private ngjitur (Pamje)

Skandal: Automjeti i Drejtorisë së Shëndetësisë ‘harrohet’ në parkingun e një restoranti në Vushtrri me muaj apo vite, ia hoqën edhe tabelat (Foto)

Pas Komunës së Vushtrrisë, edhe Prizreni dhe Skenderaj e demantojnë pretendimin e drejtorit të Shëndetësisë në Mitrovicë, Fahri Shabani në përpjekjen e tij për të mbrojtur marrëveshjen me “Avicena KS”

JU REKOMANDOJMË

“Nuk zmbrapsemi. Nuk dorëzohemi. Nuk ndalemi”, Donika Gërvalla shkruan pas përplasjeve në Kuvend

“Nuk zmbrapsemi. Nuk dorëzohemi. Nuk ndalemi”, Donika Gërvalla shkruan pas përplasjeve në Kuvend
12/08/2026 - 23:01

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, pas përplasjeve verbale e fizike në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se “nuk zmbarpsen”. Në një postim në FB-në...

Më shumëDetails

48 në paraburgim i dyshuari për kanosjen e Ramush Haradinajt

48 në paraburgim i dyshuari për kanosjen e Ramush Haradinajt
12/08/2026 - 22:57

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet S.LL., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” si...

Më shumëDetails

Pas tensioneve në Kuvend, a e ftoi Kurti PDK-në për t’u takuar?

Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë
12/08/2026 - 22:36

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka mohuar se kjo parti ka marrë ftesë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për një takim të ri. Gjatë një interviste, ajo...

Më shumëDetails

Ngjarjet në Kuvend, Prokuroria thotë se u kërcënua një polic – autorizon policinë t’i sigurojë pamjet

Shala: Bisedimeve me Kurtin u ka humbur kuptimi, protesta dhe rruga janë opsioni i vetëm për ta shpëtuar Republikën
12/08/2026 - 22:24

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se lidhur me postimet e publikuara në rrjetet sociale, përmes të cilave dyshohet se është kërcënuar një zyrtar policor, “prokurori...

Më shumëDetails

Shala: Njerëzit kanë menduar se Kurti është trim, ai në fakt është frikacak

Shala: Pushtetit i leverdisë dënimi i djemve tanë në Hagë
12/08/2026 - 22:21

Opinionisti Azdren Shala ka komentuar zhvillimet e fundit politike, tensionet në Kuvendin e Kosovës, si dhe krizën e krijuar në vend. Në emisionin “Jehona politike” në Klan Kosova,...

Më shumëDetails

OVL UÇK dënon kërcënimin ndaj Haradinajt: Ky veprim kërkon proces të rreptë ligjor

“Kosova nuk ka kohë për të humbur” – OVL UÇK i bën thirrje Kurtit të krijojë institucionet
12/08/2026 - 22:02

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dënuar ashpër gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet e drejtpërdrejta ndaj Ramush Haradinajt, ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit. Në një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, iu tregon përse ia barti kompetencat Policisë së Kosovës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Vajton” Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Luhatje në çmimoren e derivateve të naftës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Mërgimtari hyn “i përgatitur” në Kuvend, bën thirrje skandaloze për pushkatimin e Ramush Haradinajt

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë