Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kojshia i mirë s’ka të pagum”/Skandali i marrëveshjes pas aksionit të policisë, drejtori Shëndetësisë dhe pronari i “Avicena” del se i kanë bizneset private ngjitur (Pamje)

29/10/2024 - 18:48
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
“Kojshia i mirë s’ka të pagum”/Skandali i marrëveshjes pas aksionit të policisë, drejtori Shëndetësisë dhe pronari i “Avicena” del se i kanë bizneset private ngjitur (Pamje)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info më 20 tetor 2024 kishte raportuar për një skandal të bërë nga Komuna e Mitrovicës, përkatësisht drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Fahri Shabani, i cili përmes një postimi ka promovuar si kompani bamirëse laboratorin dhe poliklinikën “Avicena KS”, e cila 10 ditë më parë ishte bastisur në 36 lokacione (pika) nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovë nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike, ku ishin gjetur dhe sekuestruar si prova materiale tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri, 7 DVR dhe dokumente të ndryshme. Pas këtij aksioni, ishin mbyllur 19 pika të “Avicena KS” në qytete të ndryshe të Kosovës.

Skandal: Drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë tenton ta përmirëson imazhin e ‘Avicena KS’ që u bastis për falsifikime e veprimtari të kundërligjshme mjekësore, me marrëveshje i paraqet si bamirës

Gjatë këtij aksioni ishte bastisur edhe pika e “Avicena KS” përballë objektit të Komunës së Mitrovicës, ndërsa pika e këtij laboratori që gjendet pranë Stacionit të Autobusëve në Mitrovicës, kishte qenë e mbyllur në momentin kur policia me organet tjera shtetërore përgjegjëse kishte realizuar aksionin. Se pse ka qenë e mbyllur pikërisht në momentin e aksionit pikërisht kjo pikë, deri më tash nuk dihet.

VIDEO: Minuta 00:35

Tetë (8) ditë pas realizimit të aksionit ndaj “Avicena KS” nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore e farmaceutike, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë së Mitrovicës kishte lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me këtë laborator, nga i cili komuna kishte përfituar ndihmë simbolike prej 200 euro, ndërsa për imazhin e “Avicena KS” kjo marrëveshje ishte shumë domethënëse, sepse e paraqiste si kompani bamirëse që iu ndihmon qytetarëve, vetëm disa ditë pasi që i ishin mbyllur më shumë se gjysma e pikave të bastisura.

Zgjerohet skandali: Pas bastisjeve nga policia, zbulohet se “Avicena” futi për 200 euro ndihmë në marrëveshje drejtorin e Shëndetësisë së Mitrovicës për t’u paraqitur si bamirës (Dokument)

Veriu.info ka siguruar foto nga pika e “Avicena KS” që gjendet pranë Stacionit të Autobusve në Mitrovicë, ku shihet se ky laborator aty funksion në të njëjtën objekt (shtëpi) me Ordinancën Stomatologjike “Blue Dent”, e cila është në pronësi të drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, stomatologut Fahri Shabani.

Se a ka ndikuar “kojshillaku” mes “Blue Dent” dhe “Avicena KS”, që pronarët e dy këtyre bizneseve të lidhin marrëveshje bashkëpunimi, vetëm 8 ditë pas bastisjeve të laboratorëve anembanë Kosovës, kjo nuk dihet akoma, por këtë situatë më së miri e përshkruan thënia popullore që “kojshia i mirë s’ka të pagum”, pasi që drejtori Shabani duke përdorur autorizimet që i’a jep institucioni publik (Komuna e Mitrovicës), ka kontribuar në paraqitjen e “Avicena KS” si kompania bamirëse, tetë (8) ditë pas bastisjeve për një marrëveshje në vlerë 200 euro, përderisa komuna ka buxhetin vjetor rreth 30 milionë euro.

Por se këto dy biznese operojnë derë më derë në Mitrovicë, vërtetohet nga pamjet e siguruara nga Veriu.info.

Ndryshe, Veriu.info ka gjetur se drejtori Fahri Shabani për vitin 2023 ka deklaruar vetëm një (1) fitim nga biznesi i tij privat “Blue Dent”, të cilën euro ai në formularin e deklarimit të pasurisë thotë se e ka tërhequr kesh.

Deklarimi i plotë i pasurisë nga Fahri Shabani: KËTU

Në përpjekje për të mbrojtur “Avicena KS”, drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë, Fahri Shabani rrenë publikisht (Dëshmi)

Pas Komunës së Vushtrrisë, edhe Prizreni dhe Skenderaj e demantojnë pretendimin e drejtorit të Shëndetësisë në Mitrovicë, Fahri Shabani në përpjekjen e tij për të mbrojtur marrëveshjen me “Avicena KS”

JU REKOMANDOJMË

Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan
Lajme

Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

24/01/2026 - 14:35
Skandali me licencimin e “Fati Im”, Inspektorati: Bordi i MSh-së e licencoi kundërligjshëm, siguria e pacientëve dhe embrioneve e shpëtuan nga mbyllja (Dokument)
HULUMTIME

Skandali me licencimin e “Fati Im”, Inspektorati: Bordi i MSh-së e licencoi kundërligjshëm, siguria e pacientëve dhe embrioneve e shpëtuan nga mbyllja (Dokument)

24/01/2026 - 14:21
Martin Berishaj e pranoi në Prokurori se u pagua “për këshillime” nga GEN-i i Beogradit
Kryesore

Martin Berishaj e pranoi në Prokurori se u pagua “për këshillime” nga GEN-i i Beogradit

24/01/2026 - 13:14
Manipulimi me vota, Korenica mesazh Hamzës: Nëse nuk ndodhin dorëheqjet, nuk justifikohesh dot
Kryesore

Manipulimi me vota, Korenica mesazh Hamzës: Nëse nuk ndodhin dorëheqjet, nuk justifikohesh dot

24/01/2026 - 13:12
Skandal energjetik: KESCO anuloi tenderin dhe zgjodhi import mbi 1000% më të shtrenjtë, Shqipëria ofroi energji 12 fish më lirë
Ekonomi

Skandal energjetik: KESCO anuloi tenderin dhe zgjodhi import mbi 1000% më të shtrenjtë, Shqipëria ofroi energji 12 fish më lirë

24/01/2026 - 12:05
Haxhiu: Protesta e Policisë, turpi i Qeverisë!
Lajme

Haxhiu përgëzon kryeprokurorin Kryeziu për rastin e Prizrenit: Të hetohen edhe QNR dhe KQZ për votat me postë që u administruan jashtë afatit ligjor

24/01/2026 - 12:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inteligjenca e Doganës nis hetimet ndaj “Green Med”: Nëna inspektore në shëndetësi, i biri biznes me produkte medicinale

    Inteligjenca e Doganës nis hetimet ndaj “Green Med”: Nëna inspektore në shëndetësi, i biri biznes me produkte medicinale

    252 Shpërndaje
    Shpërndaje 101 Tweet 63
  • 30 shtete lëshojnë paralajmërime për stuhi të ashpër dimërore

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Nusja e Jasharëve, kush është bukuroshja që i vodhi zemrën Hamzës së ri

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • “E dua shumë, e dua atë çikë”, dalin pamjet e patransmetuara mes Klodit dhe Benitës (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Merrni 800 mld $ dhe garanci sigurie dhe jepini Donbasin”: Zbulohet propozimi i SHBA për Zelenskyn

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë