Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: Automjeti i Drejtorisë së Shëndetësisë ‘harrohet’ në parkingun e një restoranti në Vushtrri me muaj apo vite, ia hoqën edhe tabelat (Foto)

01/11/2024 - 20:24
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal: Automjeti i Drejtorisë së Shëndetësisë ‘harrohet’ në parkingun e një restoranti në Vushtrri me muaj apo vite, ia hoqën edhe tabelat (Foto)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Mitrovicës tashmë njihet për shumë skandale të bëra nga drejtori me ekipin e zyrtarëve që e udhëheqin, përfshirë skandalin e marrëveshjes me laboratorin “Avicena”, pagesa të kundërligjshme si avans ndaj kompanive për ndërtimin e QMF-ve dhe jo vetëm.

Veriu.info ka zbuluar një skandal se si kjo drejtori e udhëhequr nga Fahri Shabani, po abuzon me pronën komunale të sektorit të shëndetësisë, duke e lënë pas dore deri në thuajse shkatërrim.

Komunat administrojnë më shumë automjete për nevojat e tyre, por për dallim prej sektorëve tjerë që automjetet i shfrytëzojnë kryesisht për udhëtime zyrtare, sektori i shëndetësisë shumicën e automjeteve i ka të destinuara në shërbim të ofrimit të ndihmës për pacientët.

Por Drejtoria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Fahri Shabani nuk është se po iu kushton kujdes mirëmbajtjes së automjeteve që shërbejnë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, e të cilat janë në dispozicion të ekipeve mjekësore me qëllim të ofrimit të ndihmës shëndetësore për qytetarët e Mitrovicës.

Veriu.info ka siguruar fotografi të një automjeti (furgoni) të Drejtorisë së Shëndetësisë, respektivisht të QKMF-së së kësaj drejtorie, i cili për shumë muaj apo vite, është duke qendruar në një parking të një restoranti në Vushtrri.

Në fotot e siguruara nga Veriu.info, e të cilat janë realizuar këtë javë, shihet se si furgoni po qendron në parkingun e restorantit “City Grill” në Vushtrri, përreth të cilit ka dalë bari, për shkak të kohës së gjatë të qendrimit aty. Madje, veturës i janë hequr tabelat me qëllim të mos pasjes mundësi të identifikimit se kujt i përket.

Në një përgjigje për Veriu.info, Fevzi Sylejmani, drejtori i QKMF-së së Mitrovicës, e cila operon në kuadër të drejtorisë së Shëndetësisë, ka pranuar se automjeti i përket QKMF-së së Mitrovicës, por nuk është përgjigjur në pyetjen se prej sa kohësh gjendet në Vushtrri në një parking privat ky automjet.

“Automjeti ne fjale i perket QKMF dhe gjendet ne parkingun e Operatorit Ekonomik per mirembajtjen e automjeteve te Parkut Vozites te Komunes. Sipas kontrates korniz tre vjeçare i prezgjedhur nga Zyra e Prokurimit ne Komune”, ka thënë drejtori Sylejmani për Veriu.info, duke lënë të kuptohet se automjeti është defekt.

Edhe përkundër që Veriu.info i prezaton fotografi se automjeti gjendet në një parking privat, pra të një restoranti, drejtori Sylejmani thotë se automjeti gjendet në parkingun e Operatorit Ekonomik për mirëmbajtjen e automjeteve. Nëse këtu nuk është qëllimi i tij t’i shmanget përgjigjes, atëherë kjo lenë të kuptohet se një restorant ka të fituar tenderin për rregullimin e automjeteve, gjë që nuk është e vërtetë.

Veriu.info ka kontaktuar edhe me restorantin “City Grill” në Vushtrri për t’i pyetur se përse një veturë zyrtaree shtetit qendron e parkuar pa tabela për kohë të gjatë në parkingun e tyre, por një punëtorë të këtij restoranti që është prezantuar si menaxhere nuk ka dhënë përgjigje, duke kërkuar që fotot të mos publikohen pasi që është parking privat. E pyetur se për çfarë arsye mbani automjete të shtetit në parking privat për kohë të gjatë dhe a keni autorizim për këtë, ajo nuk ka kthyer përgjigje.

Drejtori Shabani u krekos për ndërtimin e QMF-ve në Koshtovë e Stantërg, por auditori gjeti se punëkryerësve u janë dhënë kundërligjshëm 38 mijë euro (Dokument)

“Kojshia i mirë s’ka të pagum”/Skandali i marrëveshjes pas aksionit të policisë, drejtori Shëndetësisë dhe pronari i “Avicena” del se i kanë bizneset private ngjitur (Pamje)

Skandal: Drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë tenton ta përmirëson imazhin e ‘Avicena KS’ që u bastis për falsifikime e veprimtari të kundërligjshme mjekësore, me marrëveshje i paraqet si bamirës

Zgjerohet skandali: Pas bastisjeve nga policia, zbulohet se “Avicena” futi për 200 euro ndihmë në marrëveshje drejtorin e Shëndetësisë së Mitrovicës për t’u paraqitur si bamirës (Dokument)

Në përpjekje për të mbrojtur “Avicena KS”, drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë, Fahri Shabani rrenë publikisht (Dëshmi)

Pas Komunës së Vushtrrisë, edhe Prizreni dhe Skenderaj e demantojnë pretendimin e drejtorit të Shëndetësisë në Mitrovicë, Fahri Shabani në përpjekjen e tij për të mbrojtur marrëveshjen me “Avicena KS”

JU REKOMANDOJMË

Parashikimi i motit për sot
Lajme

Parashikimi i motit për të shtunën

17/01/2026 - 01:09
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tryezë
Lajme

Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tryezë

16/01/2026 - 22:54
Rinumërimi i votave mund të ‘‘ndikojë’’ në afatet Kushtetuese, zgjedhja e Presidentit në rrezik
Kryesore

Rinumërimi i votave mund të ‘‘ndikojë’’ në afatet Kushtetuese, zgjedhja e Presidentit në rrezik

16/01/2026 - 22:45
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Lajme

Kjo është mosha e këmbësorit që u godit nga vetura në Zhabar të Mitrovicës

16/01/2026 - 22:35
9.5 milionë euro rrymë u importua për 16 ditë, KESCO: konsumi është rritur
Lajme

9.5 milionë euro rrymë u importua për 16 ditë, KESCO: konsumi është rritur

16/01/2026 - 22:30
E hëna e “nxehtë” e LDK-së, zyrtarizon katër koalicione! Po Nisma?
Lajme

Të hënën sy e vesh nga LDK-ja – A do t’ia japë partia “zarfin e zi” Lumir Abdixhikut?

16/01/2026 - 22:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    234 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • LAJMI I FUNDIT: Specialja merr vendim për Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Digjet shtëpia në Vushtrri, humb jetën një 80 vjeçare

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Asamblisti i VV-së kërkon dorëheqjen e Kryetarit të degës: Frikacak, shko në AAK ku e ke vendin

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dorëhiqet nga AAK një nga më të votuarit në Gjakovë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë